Tuesday, May 14, 2024

Gvozdenovic: “Teuta ishte më mirë, i uroj për fitoren. Duhet të përgatitemi për duelin e radhës”

Lexo

Skënderbeu u mposht nga Teuta me rezultin 3-0. Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic, u shpreh për MCN TV:

“Humbja? Teuta ishte më mirë sot dhe unë i uroj për fitoren. Me topat e gjatë nuk mund të fitojmë asgjë. Një gol nga goditja standarte. Për mua nuk ishte penallti dhe këto janë episode që vendosin ndeshjen. Nuk ishim mirë siç ishim ndaj Tiranës dhe kjo është e vërtetë. Duhet të përgatitemi për duelin e radhës.

Oshilacione? Psikologjikisht nuk ishim gati sot. Pas një fitore të bukur ndaj Tiranës dhe sot nuk luajtëm siç duhet. Nuk ishim agresiv dhe në lojën në ajër. E pranoj gabimin, mbase skuadra nuk u ndje gati ende për këtë duel”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img