Sunday, October 13, 2024

Hebaj fiton “Topin e Artë”, sulmuesi shqiptar shpallet më i miri në Uzbekistan

Lexo

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj është vlerësuar me çmimin “Futbollisti i vitit” në Uzbekistan për vitin 2023. Hebaj spikati me skuadrën e tij, Fc Andijon, duke shënuar 12 gola në 24 ndeshje të luajtura në kampionat. Një çmim i votuar nga specialistët e futbollit në vend.

Rubin Hebaj u transferua nga Teuta tek Andijon në fillim të vitit 2023 dhe arriti që të bëhet protagonist në Uzbekistan, duke bërë për vete me paraqitjet e tij të gjithë specialistët e futbollit në vend, që e votuan si “Lojtari më i mirë i vitit”.

Ndonëse vetëm 25 vjeç, shkodrani ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur me disa skuadra të rëndësishme gjatë karrierës së tij si : Vllaznia, Partizani, Teuta, Domzale, Vorskla Poltava apo Shkëndija e Tetovës. Hebaj fitoi 92 pikë duke lënë pas rivalët, ndërsa ishte shpallur futbollisti më I mirë edhe në muajt maj, qershor dhe tetor. Lojtari 25-vjeçar ishte gjithashtu shënuesi I dytë më I mirë I ligës me 12 gola, duke merituar “Këpucën e Argjendtë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img