Saturday, July 27, 2024

Hidhet shorti për raundin e dytë/ Partizani, Struga dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët të Champions League

Lexo

Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Champions League, skuadrat kampione Partizani, Struga dhe Ballkani mësuan edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithnjë nëse ia dalin me sukses në raundin e parë.

Në turin e parë, Partizani u njoh ditën e djeshme me kundërshtarin, ku do të përballet me BATE Borisov. Shorti i turit të dytë ka vënë Partizanin në një përballje me skuadrën e Aris Limmasol, klubin qipriot. Pra, në rast se Partizani fiton ndaj Bate Borisov, do të ndeshet në turin e dytë me Aris Limmasol.

Nga ana tjetër, Ballkani do të ndeshet me Ludogorets në raundin e parë dhe nëse ia del t’i kalojë sllovenët në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Olimpija Ljubjana-Valmiera.

Ndërkohë, në raundin e parë shorti i rezervojë Strugës përballjen me Zalgiris dhe në rast se ia dalin me sukses ndaj lituanezëve atëherë do të përballen me gjigandët turq të Galatasarayt.

Ndeshjet e para kualifikuese të turit të dytë do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik, teksa të kthimit në datat 1 dhe 2 gusht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img