Saturday, July 27, 2024

Tashmë zyrtare, Fjoart Jonuzi largohet nga Vllaznia pas 3 vitesh

Lexo

“Veriu Sport” e ka paralajmëruar ditë më parë, por sot vjen dhe zyrtarizimi nga klubi Vllaznia për shkëputjen e bashkëpunimit pas 3 vitesh me mesfushorin Fjoart Jonuzin.  Jonuzi ka qenë një prej titullarëve stabël te kuqeblutë dhe regjistron 33-ndeshje të luajtura këtë kampionat.

E ardhmja e Jonuit raportohet se është te Tirana, por pritet edhe zyrtarizimi nga bardheblutë.

Njotimi:

“Pas tre vitesh rrugëtimi të përbashkët, i vjen fundi bashkëpunimit me futbollistin Fjoart Jonuzi. Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu, shoqëruar edhe me fitimin e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë. Faleminderit Fjoart dhe suksese në karrierën tënde të mëtejshme!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img