Friday, April 26, 2024

Hidhet shorti, “UEFA Women Champions League”. Vllaznia, kalon në finalen e grupit 10-të

Lexo

Vllaznia, kampione e Shqipërisë në futboll për femra ka mësuar sot kundërshtarin për ndeshjet e “UEFA Women Champions League”. Në shortin e hedhur mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës për turin e parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra. Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë për këtë sezon futbollistik njohu emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundin e parë.

Duke qënë se grupi i dhjetë eleminator ka tre skuadra, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka që ka koeficentin më të lartë kalon direkt në finalen e këtij grupi ku bën pjesë së bashku me skuadrën malazeze FK Breznica dhe atë sllovake, Spartak Myjava.

Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në shtetin fqinjë të Malit të Zi nga data 18 deri me 21 gusht 2022. Sipas shortit, takimi i parë do të jetë ai në mes dy skuadrave kundërshtare, FK Breznica dhe Spartak Myjava dhe fituesi i këtij  çifti do të jetë kundërshtari i Vllaznisë.

Përballja finale e grupit ka rëndësinë e vet, pasi fituesi i saj kualifikohet direkt në turin tjetër për të vijuar konkurimin mes 32 skuadrave më të mira europiane. Realisht, Vllaznia, e ka karritur këtë objektiv edhe në përfaqësimet e mëparshme duke u kualikuar në 32 më të mirat e Europës, madje edhe në 16 ekipet më të mira të kësaj faze, gjë e cila është konsideruar si arritja më e madhe e një skuadre shqiptare në ndeshjet europiane, ndaj edhe këtë radhë do të futet në fushën e lojës me këtë synim. Madje, jo vetem kaq, por synimi i futbollisteve kuqeblu është për të shkuar edhe më tej.

Për arritjen e këtij objektivi, tekniku Leka vijon përgatitjet intensive me nga dy seanca në ditë, ndërkohë që mësohet se presidenti i Vllaznisë në futboll femra, Lazër Matija, pritet që javën e ardhshme të zyrtarizojë blerje të reja me lojtare të huaja në përforcim të skuadrës kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img