Friday, April 26, 2024

(Video) Blerja më e re, Kristian Vulaj, flet për faqen e klubit kuqeblu. Drejtuesit zyrtarizojnë mbylljen e bashkëpunimit me tre futbollistë

Lexo

Ndërkohë që merkato e Vllaznisë vazhdon të jetë akoma e hapur në pritje edhe të ndonjë përforcimi tjetër, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë mbyllur përfundimisht bashkëpunimet me tre futbollistë. Emrat e tyre janë bërë publik edhe më herët, por tashmë klubi Vllaznia bën të ditur zyrtarisht shkëputjen e marrëdhënieve me to duke qënë të lirë nga do detyrim ndaj kluit shkodran.

Bëhet fjalë për Mevlan Adilin, Viktor Da Silvën dhe Uhejdi Hoxhën. Përmes një komunikate të shpërndarë për mediat, KF Vllaznia i falenderon ato për kontributin e dhënë në drejtim të skuadrës shkodrane gjatë kohës që ato kishin të veshur fanelen kuqeblu.

Sa i përket merkatos kuqeblu, burime brenda klubit Vllaznia bëjnë të ditur se janë në pritje edhe të 2-3 përforcimeve, njëri prej të cilëve qëndërmbrojtësi kroat, Marko Juric,  mund të firmosë me kuqeblutë brenda kësaj jave.

Ndërkohë, blerja më e re e kampit shkodran, shqiptaro-malazezi, Kristian Vulaj ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të KF Vllaznia.

(Video-Prononcimi i shqiptaro-malazezit, Kristian Vulaj për faqen zyrtare të KF Vllaznia)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img