Saturday, April 20, 2024

Humbi derbin me Tiranën, trajneri Xhovani Kolela i pakënaqur me futbollistët e tij: Nuk funksionoi asgjë!

Lexo

Partizani vazhdon të dështojë në ndeshjet e derbit, ku të paktën në këto pesë të fundit nuk ka fituar asnjë. Kështu ka ndodhur edhe sonte në “Air Albania” kur Tirana, edhe pse me shumë minuta, me një futbollist më pak, e ka mundur me rezultatin 0-2. Humbje, kjo për trajnerin Xhovani Kolela, e merituar, pasi sipas tij, skuadra nuk dha asgjë në këtë ndeshje.

“Nuk ka funksionuar asgjë. Kemi bërë një pjesë të parë të shëmtuar ku nuk kemi bërë atë që kishim përgatitur. Pastaj na kishte shkuar mirë se kishim një karton të kuq. Pastaj filluam të flinim, morëm kontrollin e pastaj pësuam të dytin. ndoshta nuk kam qenë bindës unë për të bindur lojtarët, nëse ata shkojnë në fushë e bëjnë gjëra të tjera, ndoshta nuk kam qenë bindës unë. Kishim përgatitur ndeshjen që të ishim më agresivë ndaj mbrojtësve të tyre dhe nuk e bëmë deri në fund të pjesës së parë. Mendoj se kemi humbur në mënyrë të merituar., tha ndër të tjera, Kolela në prononcimin e dhënë pas ndeshjes ndeshjes në Over Sport.

Më tej, duke vijuar të flasë për ndeshjen, Kolela, shtoi: ”Tirana bëri ndeshjen që duhej të bënte edhe me 10, ndaj fitorja ishte absolutisht e merituar. Në vend që të bënim gol ne kur ishin me 10, bënë ata dhe u treguan të aftë. Kemi pësuar një gol të pabesueshëm, por edhe te goli i pari ishte mjaft i pabesueshëm. Nuk ishte situata për të lënë vetëm njërin. Janë gjëra që ne për fat të keq ishim pak të ngutshëm në vend që të organizoheshim mirë ata që duhej të rrinin mbrapa, sipas meje mund ta evitonim. Kishte gabimin e Rexhepit siç ishin të tjerë, sipas meje qasja nuk ishte e duhura nga fillimi nga të gjithë, ky është realiteti. Ndeshjet humben nga gabimet, si të Rexhepit apo tjetri, por qasja nuk ishte e duhura. Ne e kishim përgatitur në një mënyrë, e kemi bërë shumë të ndrojtur, si fëmijë. Ndoshta ishte edhe problem emocionesh, ndoshta nuk u shpjegova mirë. I kemi bërë gjërat në mënyrë të ndrojtur”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img