Friday, November 22, 2024

Humbi me Dinamon, trajneri italian i Laçit, Françesko Pasiatore : Skuadra reagoi, besoj për ndryshimin e situatës

Lexo

Prononcimi i italianit të pankinës  kurbinase, Françesko Pasiatore, pas ndeshjes, Dinamo-Laçi, 2-1

“Unë mendoj se skuadra u përball me një ekip të fortë të rëndësishëm, mendoj gjithashtu se erdhëm këtu me shumë personalitet. Kemi bërë padyshim një ndeshje shumë të mirë, por na mungoi faza e realizimit. Sipas meje ndeshja shkoi në favor të Dinamos për shkak të ndryshimit në cilësi që kanë dy skuadrat në repartin e avancuar. Por mendoj se skuadra luajti me personalitet të madh, mbajti mirë topin dhe krijoi aksione të rëndësishme.

Trajner i përkohshëm apo jo? Mendoj se është më e rëndësishme të flas për ndeshjen sot, kjo është çështje dytësore, i përket klubit. Unë jam për të analizuar ndeshjen sot, kjo është më e rëndësishme nga gjithçka.

Të them të drejtën në këtë javë kemi punuar shumë mirë. Përgjigjen e mora sot në fushë, ishte një skuadër që luftoi shumë. Mendoj se në disa momente të ndeshjes luajtëm si të barabartë me Dinamon. Pastaj qartësisht ai episod në pavëmendje në nivel individual, na komplikoi pak ndeshjen. Mund të ndodhë në futboll, por mund të na çonte që të luanim ndeshjen deri në fund.

Unë mendoj dhe besoj se derisa të kemi në dispozicion këta lojtarë, është e drejtë të besoj te ata se për mua janë më të mirët dhe do të punoj me këta. Nuk është e rëndësishme se çfarë do të bëhet në të ardhmen, por duhet të punohet shumë që të mundohemi që të dalim nga kjo situatë.

Ndryshuam skemë me zëvendësimet dhe pashë përgjigje shumë pozitive nga zëvendësuesit”, tha Pasiatore për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img