NK Rudes-Vllaznia 3-6(Shënues: Herald Maraku(2), Bekim Balaj(2), Aris Ara dhe autogol i kroatëve)
Miqësorja e dytë për Vllazinë, nga pesë të tilla që janë planifikuar të luhen gjatë fazës përgatitore që po zhvillohet në Slloveni, është luajt pasditen e së enjtes duke pasur përballë ekipin kroat NK Rudes.
Një ndeshje, e cilë në krahasim me atë të mëparshëm të luajtur të martën ndaj ekipit slloven Olimpija Ljubljanë dhe që u fitua me rezultat të thellë nga sllovenët 4-0, këtë radhë paraqitja e kuqebluve ishte krejt ndryshe.
Jo vetëm që ndeshja u fitua me rezultatin 3 me 6, por edhe këtë kritikat rreth lojës së plogësht të ndeshjes së parë u shoqëruan me një ritëm krejt tjetër.
Krahas të tjerave, një ndikim në këtë mes mund të thuhet se kanë dhënë efektin e duhur edhe prezenca në fushën e lojës e titullarëve kuqeblu, duke nisur nga kapiteni Bekim Balaj, si dhe blerjet e reja, ku mes tyre ishte edhe sulmuesi i ardhur nga Partizani Rrok Toma, i cili edhe pse akoma nuk është prezantuar zyrtarisht nga KF Vllaznia, ai gjendet prej tre ditësh në Slloveni duke vijuar përgatitjet nën drejtimin e tekniut Edi Martini.
Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se pjesa e parë u mbylle me fitoren e ekipit kroat NK Rudes me rezultatin 3-2. Për Vllazninë, dy golat e pjesës së parë janë shënuar nga Herald Marku.
45 minutat e dyta do të sjellin edhe katër gola të tjerë, katër për Vllazninë, ku njëri prej tyre është autogol i kroatëve në portën e tyre, ndërkohë kapiteni Bekim Balaj shfaqet me një dygolësh që duke i shtuar edhe atë të Aris Arës, bën që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 3 me 6.
Fitorja e sotme ka ndryshuar klimën në kampin kuqeblu, jo vetëm për fitoren e miqësores ngas skuadrës kroate NK Rudes, por edhe sinjalet pozitive që kanë nisur të japin blerjet e reja, të cilët duke marrë minuta e duhura edhe në tre miqësoret e ardhshme të planifikuara gjatë qëndrimit në Slloveni pritet të ambientohen edhe më shumë me skuadrës për të qënë gati për sfidën e parë zyrtare të UEFA Conferencë League, e cila do të luhet me datë 9 korrk në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Malisheves së Kosovës.


