Esat Mala është zyrtarisht një lojtar i Teutës. 27-vjeçari, që sezonet e fundit është aktivizuar me Vllazninë, do të nisë një eksperiencë të re në karrierë në Durrës.
Njoftimi zyrtar i KF Teuta
Mirë se vjen në Durrës, Esat Mala!
27-vjeçari i bashkohet Teutës pas një eksperience të gjatë në Abissnet Superiore dhe tashmë do të veshë fanellën blu për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të skuadrës.
Suksese Esat!


