Monday, December 9, 2024

Ilir Daja, i kënaqur me fitoren ndaj Laçit, por ka vend për përmirësim: “Po marrim pikët dhe po përsërisim fjalët, kemi probleme me lojë, jemi me 2 tabllo”

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas fitores 2-1 ndaj Laçit

“Po marrim pikët dhe po përsërisim fjalët, kemi probleme me lojë, jemi me 2 tabllo. Pjesën e parë e komanduam, në pjesën e dytë bëmë shumë gabime. Një pjesë të fajit e kam unë, bëmë gabime në elementin taktik, unë përgjigjem për këtë pjesë. Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkojmë.

Sot Laçi ishte prezantuar në formë tjetër, por ishin gjëra të thjeshta, me 1-2 lëvizje, mund të krijonim përshtjellime.

Pushimi është lajm i mirë, kemi programuar edhe ndeshje miqësore, nuk duam të humbim ritmin e ndeshjeve. Për të fituar vlera të reja duhen 4-6 javë. Të paktën do prekim disa gjëra që në këto javë i kemi pasur problematike.

Pikët në fund janë shumë të rëndësishme, kemi bërë një start jo të mirë si Dinamo. Lojtarët nuk kanë akoma pjesën e besimit. Kemi momente që lëshojmë shumë në lojë. U bë gati 1 muaj që jam nën drejtimin e Dinamos, kemi filluar të përmirësojmë diçka, por jemi shumë larg asaj që kërkojmë. Tek 50 % jemi akoma.

Na mungon cilësia e lojtarëve që i morëm së fundmi. Toli e njeh mirë kampionatin shqiptar, por nuk ka minutazhin e duhur, po ashtu edhe Aliji nuk ka kapur formën dhe ritmin e duhur. Ne presim shumë nga ata, po ashtu edhe nga Karamba. Duke rritur potencialin lojtarët, do kemi më shumë qarkullim topi, 2-3 lojtarë kanë probleme në administrimin e lojës. Në qoftë se na shtohen këto forca, do rrisim edhe veprimet individuale. Goli i dytë nga fillimi deri në fund ishte veprim individual i Zabergjës. Me rritjen e kondicionit do kemi më shumë krijimtari dhe një tjetër nivel. Shpresojmë që kjo të ndodhë.

Ra kondicioni i Tolit, edhe i Alijit, u detyruam të spostonim Loranin atje. Ne vepruam gabim, ato kaluan me 4-2-3-1, njëri nga dy ekranet ishte gjatë gjithë kohës bosh. Gudiabi qëndroi i panevojshëm në mes të dy qendrave. Melo dilte i lirë dhe na merrnin qendrën e mesfushës. Gabuam në manovër. I uroj Kombëtares suksese në këto 2 ndeshje, janë krenaria jonë”, u shpreh Daja për RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img