Wednesday, December 11, 2024

(Video) Vllaznia e femrave fiton minimalisht ndaj Apolonisë. Trajneri kuqeblu, Nikolin Leka: Nuk bëmë lojë të mirë, por fitorja ishte e merituar. Ndiehet lodhja në ndeshjet e kombëtares, por edhe incidenti me Tiranën

Lexo

Vllaznia e futbollit femra, fitoi minimalisht me rezultatin 2 me 1 ndeshjen e javës së tetë të Abissnet Superiore ndaj Apolonisë së Fierit, njërës prej rivaleve të sezonit sportiv 2003-2024. Por, për hirë të së vertetes, Vllaznia e kësaj ndeshje nuk ishte ajo që tifozëria ishte mësuar ta shikonte në ndeshjet e tjera.

Një gjë të tillë e pranon edhe vetë trajneri i Vllaznisë kampione, Nikolin Leka, sipas të cilit, e rëndësishme është fitorja dhe e kënaq tre pikëshi, sepse vajzat vinin pas një lodhje dhe ngarkesave që kanë pasur në dy ndeshjet e kombëtares kuqezi ndaj Irladës së Veriut dhe Hungarisë.

Ndërkohë, mosshkëlqimin e skuadrës së tij në këtë ndeshje, Leka e lidh edhe me pasojat që mund të ketë lënë ngjarja e dhunshme në transfertën me Tiranën në kryeqytet, sidomos në aspektin psikologjik.

Sa i përket ndeshjes, Leka thotë se “Apolonia, nuk është se na vuri në vështirësi, me një kundrasulm na shënoi gol, por gjithësesi, në gëzon tre pikëshi dhe jo loja”.

Barazimin e përkohshëm të Apolonisë sot në Shkodër ndaj Vllaznisë, Leka e shikon si një hap pozitiv të skuadrës kundërshtare, e cila së bashku edhe me disa ekipe të tjera kërkojnë të rivalizojnë Vllazninë, por që nga ana tjetër, konfirmon se skuadra e drejtuar prej tij i ka të gjitha mundësitë të ecë e sigurtë drejt suksesit, ashtu si edhe në vitet e tjera të mëparshme.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, pas fitores me Apoloninë, mund ta ndiqni në kanalin tonë sportive, Veriu Sport-YOUTUBE. 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img