Humbja në transfertë me Teutën, trajneri i Partizanit Dean Klafuriç, komplimenton durrsakët, por ka ankesa për gjykimin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit Dean Klafuriç pas ndeshjes, Teuta-Tirana 3-1

“Mund ta them se vetëm 15 minutat e para luajtëm modulin tonë. Pas kësaj filluam të shkojmë në anë tjetër. Sërish në pjesën e parë kishim rezultat të mirë, por në të dytën nuk ishim shumë mirë.

E thashë se pas 15 minutave e humbëm modulin tonë, nuk luajtëm siç donim. Humbëm mundësi. Është edhe një kundërshtar në fushë që po ashtu kërkon të fitojë dhe kjo ndodh. Duhet të jemi të përqëndruar te mënyra lojës sonë dhe ta shtyjmë atë. Sot ishte për 15 minuta dhe më pas në disa pjesë të ndeshjes. Nuk e vazhduam deri në fund.

Gjendja fizike? Ne ishim mirë gjatë fazës përgatitore. Na mungoi Xhixha që nuk ishte gati. Hazrollaj pati dy injeksione gjatë javës, ishte i sëmurë. Dhe Berisha. Patëm probleme, por dhe skuadra tjetër ka probleme. Nuk dua të nxjerr alibi. Por duhet të jemi të mirë pavarësisht kësaj.

Kishim mundësinë për të shënuar golin e dytë. E humbëm atë rast, dhe më pas ra moduli ynë.

Mbrojtja? Nuk ishte taktika jonë. Në pjesën e parë, kriteri i gjyqtarit qartësisht nuk ishte njësoj për të dyja skuadrat. Teuta luante në mënyrë shumë agresive. I respektoj dhe i uroj, ishin skuadër më e mirë sot, por kriteri nuk ishte i njëjtë.

Duhet të përmirësohemi. Atë që kemi bërë në fazë përgatitore, ta bëjmë edhe këtu”, u shpreh Klafuriç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img