Wednesday, May 8, 2024

Humbje e madhe për boksin shkodran, ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare, ish kampioni Mark Bishkashi

Lexo

Është ndare nga jeta në moshën 80-të vjeçare një nga boksieret e spikatur të boksit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë për Mark Bishkashin, disa herë kampionin kombëtar, dhe me pas me një kontribut të madh edhe në rolin e trajnerit, nga duart e të cilit ka dalë një brez i talentuar boksierësh shkodran.
Lajmin e bën të ditur Klubi i Boksit Vllaznia, i cili përcjell edhe ngushëllimet e rastit për humbjen e këtij kampioni.

“Diten e sotme me date 28.07.2022 ka nderruar jete ne moshen 80 vjec nje nga figurat e njohura te boksit Shkodran ashtu dhe Shqiptare, Mark Bishkashi. Mark Bishkashi ka boksuar ne vitet 1957 deri ne vitet 1963, vit qe sistemi i asaj kohe e mbylli sportin e boksit. Marku ka qene disa here kampion kombetar dhe sportist i ekipit kombetar. Ne vitet 1991 Mark Bishkashi ka qene nje nga figurat i cili kontriboj per rihapjen e boksit Shkodrane. Per disa vite ai ka qene trajner i ketij sporti, ku nga duart e tija ka dalur nje nga boksieret me te mire ne Shqiperi, Sokol Buliqi.
Varrimi do te behet sot me 28.07.2022 ne oren 19:00 tek varrezat katolike Rrmaj.
Ekipi i Boksit Vllaznia i shpreh ngushellimet familjes Bishkashi!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga klubi i boksit Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img