Friday, April 19, 2024

Imami, i kënaqur tek Vllaznia, kërkon trofe këtë sezon futbollistik

Lexo

I lindur dhe formuar tek Dinamo ku edhe hodhi hapat e parë si futbollist, karriera sportive e Eni Imamit do të vijonte më pas edhe në disa ekipe të tjera të Superiores, si Laçi, Teuta, Kukësi, Tirana, Skenderbeu, këtë sezon futbollistik është pjesë e Vllaznisë. Dhe, për këtë ai shprehet i kënaqur që karrieren sportive po e vijon me uniformën kuqeblu, me të cilen ka objektiva për të fituar trofe. “Duket një ndryshim i madh këtë vit te Vllaznia, ku në krahasim me vitet e tjera me atë çfarë e kam parë si kudërshtar, konstatoj një ndryshim të madh. Po e shijoj këtë moment, sidomos tani që kemi nisur mirë sezonin dhe jemi në vend të parë.”, theksoi Imami, ndërkohë që duke folur për kundërshtarin e radhës, shtoi: “Gjithë ekipet janë ambicioze dhe duan maksimumin, por ne do futemi në fushë për tre pikë. Ne do tentojmë fitoren por jo me çdo kusht, do tentojmë fitoren por varet çfarë ndodh në fushë.”.

Për Imamin, sa i përket kritikave për pësimin e golave në portën kuqeblu, përgjegjësia është e gjithë skuadrës, jo vetëm e mbrojtjes. “Nuk është problemi te mbrojtja, se e dëgjoj shpesh këtë gjë. Nëse pësohet gol nuk e ka fajin vetëm mbrojtja. Mbrojtja fillon nga sulmi, këtë e kemi hasur në analizë. Problemet disa herë kanë ardhur nga sulmi, duke u pësuar më pas goli. Mendoj se nuk ka bërë keq treshja jonë, unë, Gurishta dhe Adili, uroj që të përmirësohemi më shumë.”, sqaroi 27 vjeçari nga Tirana, tashmë pjesë e Vllaznisë.

Ndër të tjera, Imami foli edhe për momentin e këtij pragsezoni, kur përpara se të firmoste me Vllazninë, stervitej tek Partizani, situatë kjo që pati paksa ftohje me tifozët kuqeblu, por që më pas, ai mendon se me lojën e mirë e ka fituar tifozërinë shkodrane. “Uroj t’i fitoj tifozët për vete edhe për ekipin. Këto janë gjëra që ndodhin në jetë, tani jam pjesë e Vllaznisë dhe nuk kam në mendje asnjë ekip tjetër, jap maksimumin këtu. Dua të arrijmë objektivat, minimalja Kupat e Europës dhe më pas shohim për të ardhmen.”, përfundoi konferencën për shtyp mbrojtësi kuqeblu, Eni Imami.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img