Monday, April 29, 2024

Incidentet përpara ndeshjes finale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, Tirana-Skënderbeu, reagon FSHV

Lexo

Sfidës finale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, Tirana-Skënderbeu i ka paraprirë një incident aspak i hijshëm që ka përfshirë në konflikt dy kampet përkatëse, pjesë e të cilit kanë qënë edhe të afërm stafesh apo familjarë pranë tyre.

Federata Shqiptare e Volejbollit ka analizuar ngjarjen në fjalë, dhe më pas, përmes drejtuesve të saj ka dalë me një deklaratë për shtyp ku dënon përfshirjen e palëve në konflik që shkaktoi incidentin. Ndërkohë, FSHV gjen rastin të  përcjellë mesazhin e duhur që të gjithë së bashku të përcjellin frymën e lojës së ndeshme (Fair Play) dhe çdo tentativë për provokim që do të cënojë imazhin e sportit në përgjithësi, do të jetë objekt i ndëshkimeve, me qëllim ruajtjen e cilësisë së volejbollit për të cilin Federata ka punuar vazhdimisht.

Deklaratë për shtyp

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) shpreh keqardhjen e saj për ngjarjen e papëlqyer përpara fillimit të ndeshjes Tirana-Skënderbeu, e vlefshme për finalen e edicionit të parë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra.

Duhej të ishte një ndeshje e zhvilluar në frymë miqësore, që do të përcillte mesazhe paqeje e kulture, por disa huliganë tentuan ta prishnin festën qe ky eveniment historik po përcillte në të dy anët e kufirit, pasi kjo është një veprimtari e përbashkët midis dy Federatave, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Sporti i volejbollit në vete strukturën e lojës është një sport paqësor dhe ngjarje të kësaj natyre lënë shije të hidhur, kur shikon te përfshihet në to edhe të afërm stafesh apo familjarë pranë tyre.

Me keqardhje konstatojmë se këto javët e fundit, ky fenomen po behet shqetësues, ndaj u bëjmë thirrje të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në këtë periudhë të sezonit sportiv, pasi kemi hyrë në fazën e nxehtë dhe emocionet janë akoma e më të mëdha.

Duke përgëzuar reagimin e Klubit Sportiv “Tirana”, që u distancua menjëherë nga ajo pjesë e pashëndetshme e tifozerisë së saj, Federata Shqiptare e Volejbollit i bën thirrje veçanërisht Klubit Shumësportësh “Skënderbeu” që të distancohet nga dhuna dhe të tërhiqet nga gjuha ofenduese, denigruese dhe aspak etike, siç nuk i ka hije një qyteti me kulturë e tradite, si Korça.

FSHV është e vendosur që të gjithë së bashku të përcjellim frymën e lojës së ndeshme (Fair Play) dhe çdo tentativë për provokim që do të cënojë imazhin e sportit në përgjithësi, do të jetë objekt i ndëshkimeve, me qëllim ruajtjen e cilësisë së volejbollit për të cilin ne si Federatë kemi punuar kaq shumë.

Federata Shqiptare e Volejbollit përfiton nga rasti t’u urojë suksese të gjitha ekipeve të saj në vijim të këtij sezoni.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img