Saturday, May 18, 2024

(Pas ndeshjes) Krymi: Duhej të fitonin, donim të nderonin figurën e Ramazan Rragamit!

Lexo

“Kur mbaroi pjesa e parë, nuk dinim asgjë çfarë kishte ndodhur. Këto gjëra ndodhin në futboll, dhe duhet të mësojmë. Por tek ekipi nuk ka ndikuar aspak situata me Da Silvën. Sot duhet të fitonim. Na duheshin pikët. Donim të nderonim figurën e Rragamit, legjendë e Vllaznisë. Falenderoj tifozët, ishin fantastikë, na kanë mbështetur dhe pa ta nuk shkojmë dot lartë. Duhet të dalim shumë shpejt te goli. Sot patëm rastet por shpërdoruam shumë. Nëse japim maksimumin kemi për t’ia dalë. Dolëm 3 herë përballe portierit, nuk duhet të falim të tilla rastet. Në qoftë se do të pretendosh për titullin, duhet të fitojmë edhe ndeshjet jashtë. Por kanë ndikuar edhe episodet, kemi lojtarë cilësor si Latifi dhe Da Silva. Avash avash duhet të shkojmë aty ku duhet. Kampionati është i gjatë, na duhen pikët”, u shpreh në mironin e Supersport, mesfushori kuqeblu Ardit Krymi, menjëherë pas ndeshjes, Tirana-Vllaznia e mbyllur në barazim 0-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img