Wednesday, May 1, 2024

Interesim i pakët për ndeshjen, Kosovë-Bjellorusi. Dy skuadrat kanë dalë nga pretendimet e kualifikimit në Euro 2024

Lexo

Përfaqësuesja e Kosovës po e përgatit në heshtje përballjen  ndaj Bjellorusisë, sfida e fundit sa i përket eleminatoreve e vlefshme për Grupin I.

Një sfidë që do të luhet ditën e martë në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” e që në fakt nuk ka shumë interes për dy përfaqësueset, që janë jashtë objektivit. Dardanët zhvilluan një fushatë eleminatore për t’u harruar.

Shkarkimi i Alan Giresse nuk është se zbuti gjërat brenda ambjentit, përkundrazi, ardhja e Primozh Glihas në stol solli edhe më shumë pakënaqësi te lojtarët. Edon Zhegrova apo Amir Rrahmani, shfaqën pakënaqësi ndaj teknikut slloven, dy nga lojtarët më kryesorë nuk u grumbulluan për sfidat me Zvicrën dhe Bjellorusinë.

Në orën 17:00 Primozh Gliha do të mbajë konferencën për shtyp, ndoshta e fundit për teknikun slloven në stolin e Kosovës, pasi kritikat për të janë shtuar, si në skuadër ashtu edhe në opinionin sportiv. Duhet thënë gjithashtu, se në këtë përballje ka një interesim të pakët nga ana e tifozëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img