Friday, May 3, 2024

(Intervista) Barazimi në Islandë, Reja i pakënaqur me skuadrën, reagon ndaj gabimeve të futbollistëve

Lexo

Barazimi në Islandë nuk e ka kënaqur teknikun Reja, jo vetem nga rezultati, por edhe nga luhatja që skuadra pati nga një pesë e parë më e mirë, duke rënë në gabime të shumta në të dytën.

“Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë, luajtëm dhe pasuam. Në pjesën e dytë kishte një “black out” total. Se edhe kaluam në avantazh, gjetëm golin, por pastaj i dhuruam golin atyre. Ndaj u desh të bënim lojën që deshën të bënin ata. Nëse ishim në avantazh, mund t’i gjenim në hapësira në kundërsulm se kur mbyllen, është e vështirë. Kur ishim në avantazh, bëmë një ndeshje të mirë, në të dytën nuk bëmë një gjuajtje në portë. Kur je në avantazh, duhet të mbahesh më shumë dhe të tregosh e të kesh më shumë agresivitet. Ata janë fizikisht më të fortë por ne në krahasim me herë të tjera duhej të bënim diçka më shumë.

Roshi nuk ishte mirë, se ndryshe do ta vendosja në krah. Sot pasdite kishte një problem se as sot nuk u stërvit. Sot mund të na jepte një dorë por për fat të keq nuk ishte në kushtet e duhura për të na ndihmuar.

Nuk është çështje skemash, por se nuk ishim. Unë u mundova të vendosja lojtarë para të fortë fizikisht se para kundërshtarët e merrnin gjithmonë topin në ajër. Hodha Balajn e Vrionin për të parë nëse mund të bënim diçka në lojë fikse. Pastaj manovra ishte si në pjesën e parë se Hysaj ka dalë rreth 10 herë para me ndonjë krosim të rrezikshëm, edhe Balliu. Por nuk konkretizojmë në fazën para. Kjo është pika që dhemb, për fat të keq pasi janë ndeshje ku me më pak vëmendje mund të marrësh rezultat. Nuk ka përfunduar asgjë, por mund të bënim më shumë. Jemi me pikë të barabarta e duhet të shfrytëzojmë ndeshjet në shtëpi, si ndaj Izraelit. Nuk duhet të dështojmë, të mendojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e radhës.

Goli i pësuar? Gabimi mund të ndodhë, por në atë moment, duhej të ishim agresivë sa duhej, Ashtu këtë gol nuk e pësonim. Janë të njëjtat gjëra, ka ndodhur e vazhdon të ndodhë. Nuk arrijmë ta përmirësojmë, është aspekt karakterial ndoshta, se çdo top bëhet shqetësues, nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Ne ishim në në avantazh, mjaftonte të mbanin 10 minuta se ata pastaj hapen më shumë. Por kështu ata mbyllen, nisen në kundërsulm dhe na vendosin në vështirësi në kundërsulm dhe nëse çbilancoheshim edhe na e hidhnin,. Këto gabime nuk duhet të ndodhin më. Për fat të keq ishim kushtëzuar nga kjo, se po bënin ndeshjen që deshën. Ne duhej të ishim në avantazh dhe do të kishte hapësira, por përfundoi që ata bënë ndeshjen që deshën dhe ne jo”, tha në prononcim e pasndeshjes për Supersport, tekniku i kuqezinjvëve, Edi Reja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img