Friday, April 26, 2024

(Intervista) Begeja: Teuta U21, nuk ka qëllim rezultatin, por promovimin e lojtarëve të Akademisë

Lexo

Teuta U21, u mund sot në Shkodër nga Vllaznia U21 me rezultatin 3-1. Por, për trajnerin Gentian Begeja, skuadra e tij nuk ka qëllim tek rezultati, por në promovimin e lojtarëve të Akademisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ish futbollisti i njohur durrsak,  flet edhe për skuadrën e parë duke u ndalur tek sfidat e gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku Teuta e tij luan me Laçin dhe Vllaznia me Partizanin.

Profesor Begeja, një pjesë e dytë e mirë Teutën, por që nuk mjaftoi, sepse Vllaznia e mbylli me fitore ndeshjen.

ndeshje në Shkodër e dyluftuar, sidomso për pjesën e dytë, por e mbyllur me fitoren e Vllaznisë

Jo, unë e kam thënë edhe më para, kjo skuadër nuk ka qëllim rezultatin, por ka si qëllim të promovojë lojtarët e Akademisë dhe për lojtarët e ekipit të parë që të marrin sa më shumë minuta.

Teuta U21 në rënditje është në mesin e artë të klasifikimit. Nuk keni pretendime për trofe?

Ne nuk jemi futur me pretendime, politika jonë është t’i japim sa më shumë minuta lojtarëve nga Akademia. Sot kishim katër lojtarë që i morëm nga ekipi U-19 sepse duam t’i bëjmë gati për vitin tjetër.

Kjo skuadër garanton për të ardhmen në furnizimin e ekipit të parë?

Sigurisht, ne kemi lojtarë cilësorë që stërviten me ekipin e parë dhe vijnë edhe tek ne për minuta.

Të zhvendosemi pak tek skuadra e parë, do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë dhe Teuta kërkon fitoren për Europën.

Po, ky është objektivi i vetëm dhe kryesor që ka mbetur për Teutën sepse këtë vit gjërat shkuan siç shkuan. Mendoj që tani me kalimin e javëve, Teuta është më e qetë. Është një ndeshje e fortë me një skuadër shumë të mirë si Laçi, janë dy takime dhe çdo gjë është e hapur.

Mund të jetë një finale e mundshme e Kupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia?

Dëshirë kam që Teuta të jetë në finale, edhe skuadrat e tjera e meritojnë, por të shohim dhe t’ia lejmë fushës.

Faleminderit!

Faleminderit ju!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img