Monday, April 29, 2024

(Intervista) Sibson: Fitore e merituar, kjo është kthesa e Vllaznisë U21

Lexo

Fitorja e sotme ndaj Teutës U-21, e cila rikthehet pas gjashtë javëve pauze në radhët e kuqebluve e ka kënaqur anglezin e stolit të Vllaznisë U-21, Deano Sibson si dhe kolegun e tij, Ergi Borshi. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, ai e konsideron të merituar këtë fitore, për të cilën mendon se do të jetë edhe kthesa e Vllaznisë U21 për ndeshjet e tjera në vazhdim.

Urime për fitoren professor!

Mendoj që ishte një fitore e merituar. Teuta nuk erdhi pa pretendime, u munduan të na krijojnë probleme, por nuk ia arritën. Kjo është një fitore që rikthehet pas gjashtë javëve dhe ishte mëse e merituar. Ne luajtëm me ritëm të lartë, sulmuesit dhe mesfushorët po e merrnin topin në zonat e duhura. Problemi jonë gjatë gjithë sezonit ka qenë të kthejmë rastet në gola. Në qoftëse ndeshjet do të fitoheshin me përqindje të mbjatjes së topit, sot do të ishim në vend të parë. Jam i kënaqur me golin e dytë dhe të tretë, jam i kënaqur me sulmuesin Pishinxa i cili gjeti golin dhe ka punuar shumë për të gol. Zhgënjimi i vetëm është goli që pësuam.

Mund të themi që është një ndeshje kthese kjo për Vllazninë?

Normalisht që po. Ne kemi pasur vështirësitë tona gjatë javëve. Disa lojtarë kanë qenë të pamundur, disa kanë qenë të dëmtuar, por nuk ka justifikime. Që ditën e parë qe kam ardhur e kam theksuar që nuk ka justifikime. Në disa ndeshje specifike është dashur të jemi shumë më mirë si me Egnatian, me Partizanin. Kemi shpërdoruar disa pikë. 45 minutat e para të ndeshjes së sotme ishin pikërisht ajo çfarë kërkonim dhe se si kemi qenë ne fillim të kampionatit. Lojtarët kanë treguar përqëndrim gjatë javës, dhe në sytë e tyre dallohet që edhe ato duan të kthehen në rrugën e fitores dhe nuk ka më mirë se ta fillojmë me fitoren e sotme dhe me atë që na pret.

Diçka më shumë për ndeshjen e ardhshme?

Do të luajmë ditën e enjte përballë Turbinës së transfertë. Do të shkojmë padyshim për tre pikë. Kemi edhe fazën e tretë për të përfunduar kampionatin. Do të japim maksimumin tonë në 10 ndeshjet e ardhshme që të kapim vendet e para të rënditjes. Gjithashtu të shtyejmë sa më shumë lojtarë që kemi në ekipin e parë.

Faleminderit!

Faleminderit ju!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img