Tuesday, May 7, 2024

Miqësorja, Shqipëri-Gjeorgji 0-0. Dominim kuqezi, por mungon fitorja

Lexo

Mbyllet 0-0 miqësorja e dytë e fundmarsit, Reja eksperimenton, por mungon fitorja

Pas humbjes vetëm në minutat e fundit në Spanjë, 1-2 të shtunën përballë përfaqësueses vendase, Kombëtarja kuqezi ka luajtur të martën miqësoren e dytë të këtij fundmarsi, teksa ka zbritur në fushën e blertë të Stadiumit “Arena Kombëtare” për t’u përballur me Gjeorgjinë. Kjo e fundit erdhi në ndeshjen e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, pas fitores minimale të arritur të premten e shkuar në Bosnjë-Hercegovinë përballë përfaqësueses vendase, ndërsa trajneri italian i kuqezinjve, Edoardo Reja, bëri një numër ndryshimesh në 11-shen e parë krahasuar me ndeshjen e së shtunës me iberikët.

Dhe gjysmëora e parë e ndeshjes ka parë Shqipërinë të bëjë një vëllim më të madh loje, duke e tentuar gjithnjë e më tepër portën kundërshtare, me miqtë që luajnë kryesisht të tërhequr dhe synojnë goditjen me kundërsulme. Goditja e Roshit në minutën e 17-të, që përfundon në duart e portierit Mamardashvili, goditja me kokë e Brojës në minutën e 35-të dhe depërtimi i bukur në zonë i Çekiçit, që ka goditur keq në një pozicion të favorshëm, kanë qenë kulmet kuqezi në pjesën e parë, ndërsa gjeorgjianët rrezikuan të shtangnin “Arenën Kombëtare” në minutën e 41-të, por Davitashvili shpërdoron brenda zonës.

Me rrjeta të paprekura mbyllet pjesa e parë, ndërsa ajo e dytë, nis me Shqipërinë që mbizotëron dhe provon 3 herë me radhë, por pa rezultat në minutën e 52-të, ndërsa 5 minuta më pas, miqtë rrezikojnë me Kazaishvilin driblon dy lojtarë dhe në hyrje të zonës ka hapësirë të rrezikojë portën kuqezi, por godet pasaktësisht.

Në minutën e 59-të, i futuri në fushë në pjesën e dytë në vend të Brojës, Cikalleshi, që bën gjithçka mirë brenda zonës, por godet keq, ndërsa 8 më pas shërben për të sapofuturin Vrioni, por ky nuk e gjen dot kuadratin e portës mike.

20 minutat e fundit do të jenë nervoze, me trajnerin Reja që përplaset me njërin nga lojtarët miq dhe me gjeorgjianët që rrezikojnë në të 73-tën, kur Kvekveskiri godet nga larg, por Strakosha grushton, kurse në krahun tjetër, portieri mik reagon në të njëjtën mënyrë pas goditjes së Asllanit 11 minuta para fundit.

Përtej përpjekjeve, por pa sukses të Cikalleshit dhe Vrionit, nuk ka më gola në “Arenën Kombëtare” dhe Shqipëria ndalet në një barazim pa gola nga Gjeorgjia, në miqësoren e dytë të këtij muaji.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img