Saturday, October 12, 2024

(Intervista)- Flet Suad Bega, autori i golit të fitores së koplikasve sot në “Reshit Rusi”, Veleçiku-Orikumi 1:0(goli video)

Lexo

Fitorja e sotme e Veleçikut ndaj Orikumit në kuadrin e javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë parë konsiderohet një frymëmarrje për koplikasit, pasi me këto tre pikë të marra këtë javë arritën të barazohen me Partizanin B në fund të tabelës së klasifikimit. Tre pikë që erdhën falë golit të shënuar nga Suad Bega, i cili në minutën e 30-të ekzekutoi me mjeshtri një penallti të akorduar nga gjyqtari Albano Stolaj në favor të koplikasve.

Veriu Sport, kontaktoi me mesfushorin sulmues Suad Bega, i cili më herët ka luajtur edhe me Vllazninë si dhe me disa skuadra të tjera të futbollit shqiptar dhe që 2-3 sezonet e fundit është ndër pikat më të forta të Veleçikut.

Bega, urime për fitoren. Tre pikë të rëndësishme sot për Veleçikun.

Faleminderit. Është e vertetë, janë 3 pikë të rëndësishme që do na duhen për vazhdimësinë e kampionatit.

Ishte e vështirë sot përballë Orikut, mendoni se e merituat fitoren?

Normalisht, të gjitha ndeshjet janë të vështira, po ashtu edhe ndaj Orikumit ishte e vështirë dhe e merituam plotësisht fitoren, ndonëse me rezultat të ngusht, por rëndësi kan 3 pikët.

Ishit ju që shënuat nga pika e penalltisë dhe i dhatë fitoren skuadrës tuaj, padyshim i gëzuar.

Është e vertetë, goli i fitores erdhi nga unë dhe morëm 3 pikët, dhe padyshim shumë i gëzuar.

Pamë që festimi juaj kishte një dedikim teksa shfaqet një portret poshtë faneles …

Festimi i golit ësht një dedikim për xhaxhain tim që sot nuk jeton më dhe çdo gol shkon për atë.

Fituat ndaj një rivali direkt për mbijetesë, por përsëri Veleçiku është i fundit në tabelën e klasifikimit.

Po, është e vertetë, fituam ndaj një rivali direkt për mbijetesë, gjë që na ndihmon, pasi ekipet sipër nesh aty afër janë me pikë, shpresoj që t’i arrijmë.

Ku janë defektet apo problemet sipas jush që Veleçiku është në këtë gjendje?

Të them të drejtën, janë shumë gjëra bashkë, pasi kontigjenti i lojtarëve nuk është i plotë për të përballuar kampionatin. Ka pasur shumë largime nga ekipi edhe jemi penalizuar nga dënimet edhe kartonat çdo javë.

A besoni se do t’ia dilni për të qëndruar në kategorinë e parë?

Me besimin në Zot dhe ndihmen e gjithë ekipit, besoj do ja dalim të qëndrojmë në kategorinë e parë, do të luftojmë deri në javën e fundit për t’ia arritur qëllimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img