Monday, April 29, 2024

(Intervista) Të premten, Superndeshja Partizani-Vllaznia. Ish futbollisti kuqeblu që ka luajtur edhe për të kuqtë, beson në fitoren e Vllaznisë

Lexo

Dueli Partizani-Vllaznia është padyshim kryendeshja e javës së 35-të të Superiores së futbollit shqiptar, përfundimi i së cilës pritet t’i japë jo pak drejtim titullit nëse qëndron në kryeqytet, vjen në Shkodër, apo shkon në Durrës. Për ish futbollistin e Vllaznisë, por edhe të Partizanit, Luan Zmijani, që sot drejton Vllazninë U-19, ballafaqimi i së premtes është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, por që sipas tij, skuadra e qytetit të tij, Vllaznia, del fituese.

Profesor Zmijani, edhe dy ditë na ndajnë nga ndeshja ndoshta më e rëndësishme e krejt sezonit futbollistik 2020-2021. Padyshim, emocione edhe për ju për këtë ballafaqim klasik të futbollit shqiptar.

Me të vertetë është një finale është një 90-të minutësh që ka për të qënë i luftuar nga të dyja skuadrave, pasi i intereson 3 pikëshi të dyjave, sepse varet direkt, sidomos për Partizanin fati i titullit. Po ashtu edhe për Vllazninë, pasi një tre pikësh i mundshëm i Vllaznisë mund të jetë një hap i mirë, hap pozitiv për të pretenduar pse jo për titullin kampion. T’ia lëmë 90-të minutëshit të lojës, e vështirë ka për të qënë sepse është një ndehsje që do të bëhet në fushën kundërshtare, por skuadra e jonë ka treguar se kur luan jashtë qytetit tonë, jashtë “Loro Boriçit” bën 90-të minutësha edhe më të mirë, më pozitiv. Do të thoja se kam shpresë dhe besoj se do të jetë një 90-të minutësh që do të flasë për Vllazninë.

Duke qënë se keni luajtur edhe me uniformën e Partizanit, ju ngacmon ndopak kjo fanelë?

Është e vertetë, unë kam kujtime shumë të mira për Partizanin, sepse unë kam luajtë një sezon me tad he ka qënë një sezon jashtëzakonisht pozitiv si nga ana ime personale por edhe nga ana e klubit të Partizanit, sepse jemi renditur në vendin e dytë. Po ashtu edhe për mua ka qënë edhe një hap pozitiv në karrieren time sportive, sepse ishte edhe një trampolin për të shkuar edhe në ekipin kombëtar. Me të vertetë ruaj kujtime jashtëzakonisht të mira, sepse më kanë vlerësuar shumë si lojtar dhe unë jam munduar t’ia kthejë në anën pozitive për besimin dhe respektin që kanë pasë ndaj meje.

Në opinionin sportive thuhet se për këtë ndeshje, më tepër është nën presion Partizani se sa Vllaznia.

Po, e vertetë, Partizani ka presion, por unë mendoj se presioni është 50 me 50, sepse edhe Vllaznia ka të njëjtin objektiv si Partizani për titull, pra janë dy skuadra me të njëjtin objektiv, titullin kampion. 6 pikë të mundshme të Vllaznisë duke pasë parasysh një fitore me Partiznain, po ashtu edhe me Laçin, bëjnë që ne si Vllanzi të kapim trofeun me dorë. Por, ngta ana tjetër, Partiznai e ka pak më të lehtë se sa ne, sepse e kaloi “provimin e parë” siç ishte me Teutën, e dha finale e parë, i ka mbetë edhe një finale tjetër me Vllazninë, sepse ndeshja tjetër që ka më pas, pothuajse në letër është më e lehtë. Megjithatë, unë mendoj se Vllanzia ka për të qënë një “kockë” e fortë për Partizanin, ka për të qënë një 90-të minutësh i luaftuar shumë dhe kush të bëjë më pak gabime ka për të dalë fitimtarë, por që më pas i hap “dritën jeshile” për të marrë edhe titullin kampion.

Ndërkohë, çifti tjetër në Laç, Laçi-Teuta është po aq i rëndësishëm për titullin.

Është si rrallë herë që ndodhë në Superioren tonë që katër skuadra në dy javët e fundit të kampionatit me diferëncë dy pikësh dhe me pikë të barabarta. Pra, që është një konkurencë e madhe shumë që ndeshja e Tiranës duhet të hedhë një sy dhe vesh edhe tek fusha e Laçit. Por, nuk duhet hequr impenjimi dhe angazhimi tek ndeshja e jonë, sepse nuk intereson ndeshja Laçi-Teuta se san a intereson ndeshja e jonë direkt me Partizanin. Ato kanë punën e tyre, pamvarësisht se Teuta bëri një hap të gabuar në fushën e vetë që mund të kishte mbyllë edhe hesapet për titull. Por, kjo ndodhë në futboll që kur nuk e vlerëson dhe nuk je i vemendshëm dhe i gatshëm në opsionet dhe mundësitë që të jepen, atëherë duhet për të parë edhe matematikën që të mos dalësh jashtë gare, përderisa Teuta ka mundësi për të bërë një fitore të Laç, pse jo Teuta mund të përfitojë nga Vllaznia për të marrë titullin sepse matematika ia njeh një gjë të tillë.

Vllaznia është në luftë për të dy trofëtë, Kupë dhe Kappionat, por siç janë shprehur edhe vetë drejtuesit kuqeblu, nëse nuk do të jetë kujdesi i duhur, Vllanzia mund të mos marrë asnjërin prej tyre.

Është moment delikat më të thënë të drejtën, sepse një 90-të minutësh të ndan me Kupën ku duhet vlerësuar shumë Skenderbeu. Ka një rritje, një skuadër që ka marrë pikë, nga një skuadër pretendente për të rënë nga Superiorja po zhvillon lojra shumë shumë të bukura dhe krahas kësaj po merr edhe pikë, pra është një skuadër që po shpëton nga rënia. Madje, me atë moral që ka ajo skuadër, Vllaznia duhet ta ketë jashtëzakonisht kujdes, sepse kanë të bëjnë shumë këto dy ndeshjet e kampionatit pa shkuar deri tek finalja e Kupës, më tepër për moralin se sa për mënyrën se si ka për t’u luajtë ajo ndeshje. Dhe, duke pasë paarsysh tek morali, ai ka të bëjë shumë, sepse janë 180 minuta që në qoftëse shkojnë për mirë për ne, atëherë me Skenderbeun ka për të qënë krejt e thjeshtë, seps ene e dimë forcën tonë dhe atë të Skenderbeut. Pra një moral i shëndoshë me fitore në këto dy ndeshje e çojnë skuadrën me moralin e duhur përballë Skenderbeut në finale e Kupës. Dhe, nëse ka për të ndodhë e kundërta ka për të qënë shumë e vështirë për t’i motivuar ato djem, kanë për të rënë moralisht dhe Skenderbeu ka për të luaftuar për atë trofe, siç duam edhe ne. Ne duam të dalim për në Europë, sepse janë dy rrugë, edhe kampionati edhe kupa për të realizuar një gjë të tillë, dhe do të kishte qënë katastrofë dhe një humbje e madhe nëse nuk dalim në Kupat e Europës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img