Saturday, April 20, 2024

Mbyllet Java e 23-të e Superiores, Vllaznia vetëm barazim me Kukësin

Lexo

Vllaznia-Kukësi 0-0

E hënë, 8 mars 2021, ora 16.00, Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Nija Vexhi, Da Silva, Hoxhaj, Kalaja. Trajner: Thomas Brdariç

KUKËSI: Xhika, Baravikas, Lulaj, Kurdiç, Demiri, Taipi, Tsintsaxe, Peposhi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtare: Kridens Meta(Tiranë), Denis Rexha(Tiranë), Nertil Bregasi(Tiranë), i katërt Dojando Myftari(Tiranë)

Gjyqtarë të linjës: Andi Koçi(Durrës), Blerim Ziri(Fushë Krujë)

Delegat: Petrit Brahja(Tiranë)-Vëzhgues: Sokol Çekaj(Laç)

Vllaznia-Kukësi, ishte çifti i fundit në kalendarin e javës së 23-të të Superiores së futbollit shqiptar, takim ky i luajtur pasditen e së hënës së “Loro Boriçi” të Shkodrës duke filluar nga ora 16.00. Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, vendasit për të shfrytëzuar hapin fals të rivalëve që e ndjekin nga pas në kryesim që me një fitore të mundshme ta thellonin diferencen me to. Ndërkohë që edhe miqtë nga Kukësi kishin të njëjtin objektiv, fitoren, e cila edhe për to lënia e pikëve të skuadrave sipër tij në renditje i jepte mundësinë të kërkonte ngjitjen në zonën e këtërshes së parë europiane. Episodet interesante në dyja portat respektive nuk munguan, ku mundësinë më të mirë e pati Vllaznia që iu akordua një penallti në favor të saj, por që e e shpërdoroi shqiptaro-maqedonasi Demir Imeri. Ndërkohë, edhe miqtë, me një rast të artë në pjesën e parë dhe disi më shumë në të dytën, nuk arriten të gjenin rrugën e rrjetës duke lënë në fuqi barazimin 0 me 0 në përfundim të të gjithë ndeshjes.

Pjesa e parë

45 minutat e para të sfidës së luajtur në “Loro Boriçi”, përgjithësisht u dominua më shumë nga skuadra kuqeblu, ku rastet më të mira për shënim i paten Vexhi, Kalaja, Ardit Hoxhaj, Jonuzi, Gurishta, Kaleziç dhe përsëri Gurishta. Ndërkohë, gjatë kësaj pjese loje nuk munguan edhe ngacmimet kukësiane në portën e kuqeblu, por njëri prej tyre, ai i minutës së 36-të ishte flagrant për skuadrën mike, kur pas një gabimi të mbrojtësit Imami gjatë një topi të kthyer mbrapa, është Ibrami që del i vetëm përballë portjerit Zogoviç, por ky i fundit bën mrekullinë duke evituar golin në portën kuqeblu.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë e sfidës, Vllaznia-Kukësi duket se nisë më mirë për miqtë, të cilët duke e kontrolluar më shumë topin zotërojnë mesfushë dhe shikojmë më shumë drejt portës kuqeblu. Janë Eze, Ibrahimi dhe Taipi që me rastet e tyre alarmojnë prapavijën kuqeblu. Janë moment jot ë mirë për Vllazninë, dhe këtu me të drejtë ndërhyn tekniku Brdariç duke aktivizuar në formacion Imerin, Dilaver dhe Cise. Nuk vonon dhe pas 5 minutash vjen momenti i artë për Vllazninë.

Cisëe pengohet në zonë, gjyqtari Meta akordon penallti, ekzekutimi merret përsipër nga Imeri që shpërdoron, falë edhe meritës që portjerit Xhika që i kupton krahun dhe shpëton Kukësin nga pësimi i golit. Minutat e mbetura shndërrohen në një presion nga skuadra kuqeblu në kërkim të golit të avantazhit, por Xhika në një ditë mjaft të mirë ruan të paprekur rrjetën e tij. Edhe pse mbrohen me kujdes, kukësianët rrezikojnë seriozisht në minutën e fundit të shtesës, por Zogoviç është në gatishmëri duke grushtuar topin. Menjëherë pas këtij rasti vjen vërshëllima e gjyqtarit Meta që mbyllë të gjithë ndeshjen duke fiksuar barazimin pa gola, 0-0.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img