Partizani triumfoi 4-1 ndaj Kastriotit dhe tashmë udhëheq kampionatin, pasi Tirana u ndal në barazim 2-2 me Bylis. Për “Oversport” Giovanni Colella theksoi:
“Fitorja pa festë? Nuk ka asgjë për të festuar dhe unë zakonisht fitoj kur fitoj unë jo kur mposhten të tjerët. Kemi një ndeshje për të fituar të hënën dhe pastaj do të shikojmë.
Humbja e Tiranës? Tani kanë ndryshuar gjërat dhe në jemi zotë të fatit tonë. Patjetër që Bylisin duhet ta falenderojmë pasi është një nga skuadrat që kërkon respekt dhe uroj e shpresoj që të shpëtojnë.”