Wednesday, May 1, 2024

(Intervista) Trajnerët Hallaçi dhe Mema flasin pas ndeshjes Kukësi 1-0 Kastrioti

Lexo

Kukësi është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Kastriotin me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Për “Oversport” trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi do të deklaronte se:

“Fitorja? Kemi marrë një fitore të rëndësishme. Kemi zotëruar topin, skuadra ka funksionuar mjaft mirë. Duam që të qarkullojmë topin sa më shumë dhe të shkojmë me pasime të kundërshtari. Si ndaj Vllaznisë edhe sot skuadra po më bindet në lojën që unë po kërkoj dhe jam shumë i kënaqur. Shpresoj që të arrijmë të shënojmë sa më shumë gola, që të mos rrimë në ankth deri në fund. Por fitorja është shumë e rëndësishme. Edhe lojtarët e ardhur në merkato po marrin minuta. Skuadra po reagon, por asgjë nuk ka mbaruar, ka akoma punë për të bërë për të arritur objektivat.

Loja apo pikët? Kuptohet se më i kënaqur jam për pikët sepse jemi në një situatë të vështirë. Do doja që pikët të vinin edhe loja, por shpresoj se rruga është e gjatë dhe në të arrijmë të marrim pikë. Duhet te jemi në rrugën e duhur. Sot kishim shumë raste për të shënuar, por vetëm me një gol fituam.

2 humbje në drejtimin tuaj. Në cilin aspekt keni punuar më shumnë? Jemi munduar të bëj më të mirën. Kam punuar në aspketin fizim për të ngritur skuadrën lart. Koha ishte shumë e shkurtër për të përquar te lojtarët idetë e mia. Ç’është e vërteta jemi mirë, por duhet të bëjmë edhe më mirë pasi kemi disa probleme që duhet t’i rregullojmë shpejt. Kemi bërë analiza për të korrigjuar gabimet. Gjithmonë iu them lojtarëve se nuk e meritoni këtë vend ku jeni, për të ndryshuar edhe aspektin psikologjik të tyre”.

Kastrioti po kalon momente të vështira në këtë sezon të kampionatit shqiptar. Krutanët vazhdojnë të qëndrojë në vendin e fundit me 20 pikë. Pas takimit, ka folur trajneri Ard Mema që analizoi shkurtimisht atë që ndodh në sfidën e sotme:

“Loja për mua ishte e barabartë. Kishte episodet e veta. Kukësi pati dy raste për shënim, por edhe ne. E rëndësishme është që skuadra u shpreh. Bëmë disa gabime foshnjërake. Kemi pësuar gola të pafalshëm. Ndoshta dhe ngërçi psikologjik na pengon. Ka punë për të bërë shumë, por duhet të korigjojmë pjesën e ekuilibrave dhe bashkëveprimin me njëri-tjetrin.

Loja e bukur, por rreziku i rënies nga Kategoria? Më fal të lutem, por kur të shohësh një ekip fshatarësh të godasë topin, atëherë mos fol me mua. Nëse do të luaj me topa të gjatë, s’mund ta bëj dot. Ka shumë mënyra loje se si mund të luhet, po flas për nivel të rregullt futbolli. Nuk është bërë futbolli për ta plasur topin, por për të luajtur. Pikët vijnë, duhet të punosh shumë që t’i kapësh. E rëndësishme është që një ekipi t’i vijë era futboll. Një ekip i shthurur, s’më bën fare përshtypje. Nuk po flas për kundërshtarin, po flas për veten time.

Loja apo pikët? E ke kollaj nga studio Andi Lila të flasësh për pikët. Gjithë rezultati ka të bëjë me pikët. Nuk ka të bëjë me lojën e bukur. Nëse një skuadër nuk di të luajë në fushë, nuk do të marrë pikë. Pjesa e pikëve është ndoshta ngërç psikologjik. Kemi pasur episodet tona, por nuk kemi shënuar. Në ndeshjen e shkuar kemi pasur 8 mundësi shënimi. Unë jam shumë dakord që pikët të gëzojnë. Unë po mundohem që skuadra të shprehet në fushë. Pikët vijnë vetëm duke punuar në fushë. Kjo ishte analiza ime”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img