Friday, May 3, 2024

(Intervista) Trajnerët Nica dhe Abilaliaj flasin pas ndeshjes Kukësi 1-1 Partizani

Lexo

Kukësi dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, Stavri Nica dha prononcimin e tij për MCN TV:

“Të flasësh për pjesën e parë, skuadra ishte në ekuilibër, funksionoi taktikisht mirë. Ja dolëm edhe me dy dëmtime, u detyruam të ndërronim 2 mesfushorë. Në pjesën e dytë hymë ne në ekuilibër dhe vepruam shumë mirë. Jam i kënaqur me djemtë, treguan shpirt gare. Zotëruan disa zona të fushës. Nëse do të ishim më të kujdesshëm, lojën do ta fitonim ne.

A la Kukësi 2 pikë sot me lojën që bëri? Sesi erdhi situata, ne patëm raste të pastra për të kaluar në avantazh dhe pas golit të parë barazimi ishte shumë shpejt. Patëm edhe një rast në fund shumë të pastër që mund të zgjidhte ndeshjen. Megjithatë në futboll nuk mund të parashikosh. Një çedim ta ndryshon komplet ndeshjen.

Momenti i përvojës sepse skuadra duhet të shkurtohet shumë e të krijoi ekuilibër në fushë. Euforia e skuadrës në lojë, dhe Superliga e ka këtë befasinë dhe mospërqëndrimin maksimal.”

Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj u shpreh:

“Duke patur parasysh vështirësitë për të luajtur, besoj se nuk kemi konkretizuar rastet për të marrë 3 pikët. Vuajmë mungesën e finalizimeve dhe kjo na ndëmton duke patur parasysh rastet me Rrapajn dhe Murataj me penalltinë. Nuk e kisha parë ndonjëherë të mbyllej loja ashtu pas asaj penalltie. Zakonisht ne e parapërcaktojmë 3 goditësit e penalltive, por duke marrë parasysh edhe situatat në lojë vendosëm edhe për kapitenin. Nuk mund të gjuash penallti në kushte të tilla dhe kjo ndikoi psikologjikisht. Gjuajtësit janë të zgjedhur dhe Murataj ishte i përgatitur psikologjikisht për ta goditur.

Plan B për këtë ndeshje? Forcuam mesfushën në pjesën e dytë, pjesa e parë isha i kënaqur pasi luajtëm rrjedhshëm dhe krijuam volum. Pjesa e dytë do të kishte pak deficit në zhvillimin e lojës, ka qenë 10 minuta që u bënë 4 ndërrime dhe duhet të ambientoheshim me kushtet e lojës. Mensah, Taipi na dhanë frymëmarrje.

Kthimi i Sotës, Hadroj dhe Atanaskoski? Nuk kemi patur vështirësi në mbrojtje, Hadrojn e zëvëndësuam përsëri për një dëmtim, Atanaskoski po luante i dëmtuar dhe kjo na jepte limite në shtyrjen përpara. Maguette dhe Mehmeti u sakrifikuan shumë në pjesën e parë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img