Monday, April 29, 2024

(Intervista) Traneri Arbër Shytani, debuton me fitore në krye të Adës. Mund në transfertë Murlanin që konsiderohej favorit në fushën e tij

Lexo

Pas humbjes në javën e parë me Elbasnain në shtëpi, Ada gjen fitoren e parë në javën e dytë. Dhe këtë e gjen në transfertë duke mundur Murlanin në derbin e parë shkodran të kësaj kategorie. E veçanta e kësaj ndeshje ka të bëjë me atë, në pankinën e Adës debutoi për herë të parë trajneri i ri, Arbër Shytani. Duke folur pas ndeshjes në fjalë, ai pranon emocionet që e shoqëruan në këtë start të punës së tij si trajner i Adës, aq më tepër që edhe stari ishte me fitore tre pikëshe.

Shytani, fituat që në debutimin e parë në pankinë ndaj një skuadre si Murlani që konsiderohej favorit në fushën e tij, e prisnit këtë rezultat?

Të them të drejtën, fitorja nuk është se është 100 përqind e sigurtë përpara ndeshjes, sepse nuk e din se si do të zhvillohen ngjarjet. Sigurisht që e kishim vlerësuar shumë si ndeshje duke pasë parasysh edhe kontigjentin e ekipit kundërshtar që ka lojtar me eksperiencë si dhe ka një organizim të mirëfilltë si klub, kështu të paktën e shikojmë ne në distancë. Kështu që, kjo bëri që motivimi i skuadrës tonë të ishte në nivelin maksimal, dhe kur motivimi është në shkallën e duhur si dhe përgatitja e ndeshjes është e tillë në mënyrën më të mirë të mundshme, aq sa ne kemi mundësi, besoj se fitorja është e pritshme. Besoj se e patë edhe ju vetë që fusha na dha të drejtë dhe morëm një fitore të merituar dhe me një rezultat të pastër duke mos e vënë për asnjë moment ndeshjen.

Në këtë sezon futbollistik, duket një Adë me djem të rinj, si e shikoni të ardhmen?

Po, e drejtë, është një Adë me djem të rinj, ku mosha mesatare është në 18 vjeç, por është në traditën e Adës së Velipojës me djem të rinjë në përbërje ku vazhdimisht ka nxjerrë breza kun ë vazhdim kanë mbërritë edhe në nivele më të larta, apo e kanë çu Adën në nivele cilësore të kategorisë së parë duke qënë pretendente edhe në Superligë. Besoj se ky është vetëm fillimi i një pune që në të aredhmen të kemi një vazhdimësi, dhe të flasim për një Adë ndryshe, sepse në vitet e fundit, ndoshta ka pasë problematika të ndryshme.

Një derbi me shumë tension sot në fushën sportive të Barbullushit, mendoni se arbitrimi ishte faktor?

Të them të drejtën, nuk e përligjë gjithë këtë tension, nuk është se jemi këtu për të gjetë një faktor apo jo, por, besoj se ju ishit prezent dhe ne, nuk kishim asnjë tension brenda skuadrës, as me arbitrin dhe as me ambientin. Të them të drejtën, pëqr të qënë i sinqetë, u çudita kam, sepse ekipi kundërshtar ka lojtarë me eksperiencë të madhe deri në Superligë dhe aq më tepër në kategorinë e parë, dhe nuk e kuptova gjithë këtë trysni që ka një ekip i ri me perspektivë, siç është Murlani, ku në një vitë formiom ka arritë të jetë ekip solid në kategorinë e dytë dhe unë i uroj suksese suksese në të ardhmen. Dhe, pamvarësisht që mund të quhet një ndeshje derbi, por nuk besoj se është një derbi për të pasë këtë tension të naltë. Sigurisht që ne nuk kishim asnjë problem, thjeshtë bëmë detyrën tonë, besoj se tensioni ndoshta ndoshta ndikoi negativisht tek kundërshtari që ne e shfrytëzuam.

Një Adë me oshilacine në dy javët e para të kampionatit, humbni në javën e parë në shtëpi 0-4 me Elbasanin dhe fitoni në të dytën me Murlanin në transfertë.

Të them të drejtën, unë djemve i kam thënë në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes, që për ne, sot ka filluar kampionati, sepse ndeshja e parë me Elbasanin ka qënë emergjente ku spotistët një ditë përpara ndeshjes janë njoftu në lidhje me marraveshjen që presidenti i Adës Alfred Pjetrit ka barë me presidentin e Djelmnia Shkodrane, Benardin Kulla. Dhe, një ndeshje të gjithë e dimë që nuk mund të përgatitet për 24 orë. Gjithësesi, ajo që ne kemi besim është se këto djem të rinjë, në qoftë se punohet në mënyrën e duhur, kanë jë të ardhme të mirë, në radhë të parë për karrieren e tyre dhe pastaj edhe për Adën ku shperesoj shumë që shumë shpejt Ada të jetë ekipet elitare të kategorisë së parë, aty ku ka pasë traditë vazhdimisht.

Ju duket pak e vështirë që kampionati i kategorisë së dytë të përballohet me djem të rinjë 18 vjeçarë?

Sigurisht që kampionati nuk është fushë me lule, as në kategori të dytë, as në të aprën dhe as në Superligë, por ne mendojmë se me këtë kontigjent që kemi, pasi duhet të theksojmë se nuk është se kemi vetem ekipin U-19 të Djelmnisë Shkodrane, është edhe organike e Adës së vjetshme, disa lojtarë cilësorë të cilët nuk e kanë gjendjen fizike të duhur, pasi kanë një shkëputje të gjatë nga proçesi stervitor që nga mbyllja e kampionatit të vjetshëm. Prandaj, ne shpresojmë që ato të vijnë sa më shpejt në formën e duhur, ashtu sin a shërbejë edhe në derbin me Adën, futja e Frrokut në fund të ndeshjes, sapo u aktivizua realizoi golin e dytë. Sigurisht që gërshëtimi i elementit të ri që ka energjinë, vitalitetin dhe dëshirën e madhe për lojë, si dhe lojtarët me eksperiencë që kemi gjetë tek skuadra, pamvarësisht se jo në gjendjen e duhur fizike, besoj se do të jetë një grup i këndshëm dhe mbi të gjitha, minimimu i mundshëm do t’i imponojmë respekt çdo kundërshtari.

Shytani, natyrisht, që edhe për ju është një përvojë kjo e drejtimit në kategorinë e dytë.

Sigurisht që është një përvojë, mbi të gjitha me drejtu një ekip të parë, sepse unë më përpara, nga futbolli i luajtur kamë kalu tek ekipet e moshave. Sigurisht që, mund të jetë ambient më i përshtatshëm për mua, sepse më mirë se unë nuk e din askush tjetër traditën e Adës së Velipojës dhe ato vlera që Ada ka përçu në vite, sepse kam qënë pjesë për disa sezone si futbollist me këtë skuadër, dhe ashtu siç ka qënë një nisje e mirë e karrires sportive tek Ada si dhe një trampoline për të shkuar në një ekip me nivel tjetër, ashtu, shpresoj që të jetë edhe në aspektin e drejtimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img