Monday, April 29, 2024

(Intervista) Humb derbin e kategorisë së dytë me Adën, trajneri Xhahysa fajëson skuadrën, por ka akuza edhe për arbitrimin

Lexo

Derbi shkodran i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë në futboll, ai në mes Murlanit dhe Adës, takim i zhvilluar pasditen e së dieles në fushën sportive të Barbullushit u mbyllë me fitoren e Adës së Velipojës me rezultatin 0 me 2. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Murlanit, Altin Xhahysa, fajëson për këtë humbje futbollistët e tij në radhë të parë, por nga ana tjetër ka akuza të drejtpërdrejta për gjykimin, që sipas tij e dëmtoj Murlanin

Konsiderohej favorite për fitore, por Murlani humbet derbin në shtëpi teksa e mund Ada 0 me 2. Cili është komenti juaj, Xhahysa?

Normalisht që humbja të djeg në një farë mënyre, por të them të drejtën duhet t’i vehet dikujt gishti për këtë humbje. Dhe në radhë të parë fajësoj lojtarët e mi, të pamobilizuar dhe me çfar e kuptova që në fillm të ndeshjes, ekipi e kishte marë shumë lehtë. Këtu kam edhe unë pjesë së bashku me lojtarët, por në këtë rast dua të shtoj edhe diçka tjetër që të zhvillohet që në javën e dytë të Kampionatit, me poshtërsi, dhe me këto lloj arbitrash, këtë nuk e kuptoj. Nuk e kam pasë asnjëherë zakon të flasë për punë arbitrash, është edhe një gjë e mirë pasi janë edhe faktet, por sinqerisht, të them të drejtën, mos ta prishim futbollin. Futbolli është me argëtu të tjerët, dhe jo me prish imazhin e klubit, dhe komplet një qyteti.

Xhahysa, sa e dëmton Murlanin kjo humbje për vazhdimësinë?

Është shumë shpejt të flasim për ecurinë, se është vetem java e dytë, por të them të drejtën, do të ndalemi dhe do ta diskutojmë shumë këtë humbje, aq më tepër në shtëpinë tonë. Por, të them të drejtën, më djeg pak pjesa e arbitrimit, për mua pjesa e dytë është skandaloze, skandaloz sinqerisht.

Me problem arbitrimi që në javën e dytë dhe në ndeshjen brenda, vazhdimësia mund të jetë jo pak e vështirë.

Po, dihet kategoria e dytë, nuk është hera e parë që mund të ndodhë, ne e dimë një gjë të tillë, jetojmë këto dhe i dimë gjërat se si ndodhin, port ë them të drejtën të fillohet që në javë të dytë me këto problem, nuk e kuptoj pastaj se si mund të mbyllet kampionati.

Çfar pritet të ndryshojë tek Murlani gjatë periudhës në vazhdim?

Nuk diskutohet se që në javën e ardhshm,e do të bëhen ndryshime, normalisht që ato lojtarë janë, por do të diskutojmë shumë thellë me ekipin se ku ishin problemet. Të them të drejtën, edhe ekipi im e mori shumë lehtë ndeshjen.

Java e tretë ju përballë në një tjetër derbi të qarkut Shkodër duke qënë mysafir në Koplik përballë Veleçikut vendas.

Normalisht, që duke parë edhe grupin që kemi në dispozicion, në çdo ndeshje, sin ë Koplik apo diku tjetër do të shkojmë për fitore, por, gjithësei, të them të drejtën, më shqetëson fakti i arbitrimit, shumë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img