Friday, May 3, 2024

(Intervista-Video) Nora Deda: Fitorja 3-0 me Teutën, e merituar. Trajnerja e Vllaznisë në volej femra, paralajmëron Tiranën javën e ardhshme në transfertë

Lexo

Vllaznia në volejboll për femra, sfidoi Teutën e Durrësit duke e mundur pastër me rezultatin 3 me 0. Pas ndeshjes së zhvilluar pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazi Dervishi” të Shkodrës, trajnerja Nora Deda u shpreh e kënaqur me lojën e skuadrës së saj, ndërkohë që ndër pjesëtarët e formacionit vceçpo pasuesen Sarah Beci, e cila mban edhe shiritin e kapitenes së skuadrës.

Profesoresh, një fitore e pastër ndaj Teutës, jeni e kënaqur me lojën e skuadrës tuaj?

Ishte një fitore e parashikuar, për ne kjo ishte e rendësishme të vlerësohej. Sepse vlerësimi i të gjitha skuadrave njëlloj tregon shenja profesionalizmi, dhe kjo ishte ajo që unë i kërkova vajzave në analizë përpara ndeshjes, dhe e dyta ishte në një farë mënyrë një lloj përapërgatitje për ndeshjen e ardhshme që e kemi me Tiranën.

Sa ndikon kjo fitore për objektivin e përfshirjes në fazën finale Play Off?

Kjo fitore për vazhdimësinë do të thotë se ne po punojmë për t’u radhit në vendin e katërt në kampionat duke qënë në fazën finale Play Off.

Që prej janarit, pjesë e skuadrës janë bërë edhe tre volejbollistet e huaja Sthefany Miguel, Katherine Saundes dhe Manuela Sierra, sa e kënaqur jeni për paraqitjen e tyre në fushën e lojës?

Lojtaret e huaja po japin një kontribut të mirë për ecjen e skuadrës drejt këtij objektivi. Por duhet theksuar pasuesja Sara Beci, e cila po praqet një formë të mirë sportive. Dhe, duke qënë ajo mirë, edhe lojtaret e huaja arrijnë të shprehen më së miri në fushën e lojës.

Në lidhje me ecurinë e kampionatit, cili është komenti juaj në përgjithësi?

E kënaqur mund të them se jam për këtë pjesë të dytë të sezonit, sepse për fazën e pare, jo. Në fazën e dytë ndikuan pozitivisht edhe përforcimet e ardhura në skuadër për të arritë synimet tona që kishim.

Duke lënë pas fitoren ndaj Teutës, keni filluar të mendoni për ndeshjen e radhës?

Ndeshja e radhës për Vllazninë është shumë e vështirë, kemi përballë një Tiranë shumë të përforcuar, por ne do të udhëtojnë për në kryeqytet, si gjithmonë për të njëjtin objektiv, fitoren e ndeshjes.

(Video) Prononcimi i trajneres së Vllaznisë në volej femra, Nora Deda, pas fitores 3-0 ndaj Teutës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img