Friday, May 3, 2024

(Video-Intervista) Vllaznia Volej meshkuj. Trajneri Artan Kalaja, flet pas fitores 3-1 me Teutën. Optimist për fazën Play Off, por ankohet për dëmtimet e titullarëve

Lexo

Ashtu si edhe Vllaznia e volejbollit femra që fitoi 3-0 ndaj Teutës, edhe ekipi i Vllaznisë në volejboll meshkuj doli fitues me rezultatin 3-1. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve Artan Kalaja, pranoi se përballë kishin një skuadër nën nivelin e Vllaznisë, por ndërkohë shqetësuese për të janë problemet shëndetësore në skuadër.

Profesor Kalaja, një fitore përballë një kundërshtari nën nivelin tuaj

E drejtë, Teuta nuk është në nivelin tonë si skuadër, por duhet thënë se kjo janë nuk ka shkuar mirë në gjirin e skuadrës tonë për shëndetin e lojtarëve tanë. Kemi volejbollistin kanadez Dubbe, i cili prej dy javësh ka dëmtuam kaviljen, po ashtu edhe Gilman Talanin që ka problem me supin për të vijuar me pasuesin dhe kapitenin e skuadrës që gjatë gjithë kësaj jave kanë qënë të shoqëruar me temperaturë të lartë, gjë që në një farë mënyre kanë dhënë efektin në përformacën e skuadrës tonë. Ndeshja ishte tërësisht nën kontrollin tonë, ndërkohë që ai set i humbur prej nesh nuk duhej të ndodhte për të marrë pikët e plota. Gjithësesi, shpresojmë që javën e ardhsmme që e kemi Tiranën në transferte, e cila është edhe rival kryesor i jonë dhe super skuadër, të bëjmë lojë të bukur.

Pozitive ishte se në përballjen me Teutën aktivizuat edhe lojtarët e rinj.

Po, pozitive është, por jam i kënaqur por edhe i pakënaqur. Ka anë pozitive, por edhe anë negative që duhen përmirësuar. Unë mendoj që vetëm me stërvitje arrihet, dhe kjo u pa se ka lojtarë me perspektivë, por e përsëris që duhet punë akoma më tepër.

Cilat janë objektivat e Vllaznisë së volej meshkuj për ndeshjet në vazhdim?

Objektivat e skuadrës sonë dihen tashmë. Ne luftojmë për fazën Play Off, deri tashti, brenda grupit të skuadrave finalist jemi, por të shpresojmë që këtë pozicion ta mbajmë edhe në javët në vazhdim duke e cur edhe më mirë.

Do të jetë e vështirë për t’u arritë një objektiv i tillë?

E vështirë është sepse duhet thënë se skuadrat rivale kanë bërë ndryshime duke u përforcuar me lojtarë të huaj, ndërkohë që ne po dëmtohemi nga problemet shëndetësore, Por, megjithatë ne do të do të vazhdojmë të punojmë fort në stërvitje dhe ndeshje, sepse këto problemet e shëndetit nuk janë në dorën tonë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në volej meshkuj, Artan Kalaja, dhënë pas fitores me Teutën 3-1, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img