Wednesday, May 8, 2024

(Intervista)Prag ndeshja, Hungari-Shqipëri, intervistë me Armando Brojën, talentin nga Kopliku që po shndërrohet në pikë referimi për kombëtaren kuqezi

Lexo

Është vetëm 20 vjeç, por talenti i kombëtares kuqezi, Armando Broja po merrë një vemendje jashtëzakonisht të madhe mediatike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Vetë Armando ka lindur në Angli, por prindërit e tij janë lindur dhe rritur në Koplik të Malësisë së Madhe, dhe këtë ai e pohon duke e pranuar me kënaqësi origjinën e tij. Kështu ka bërë edhe në intervistën dhënë kolegut Andi Tufa në prag të ndeshjes që kombëtares sonë ndaj Hungarisë, të cilës ai i shënoi në minutat e fundit të përballjes në “Elbasan Arena” dhe që pritet t’i shënojë të shtunën edhe në transfertën e Hungarisë.

Kush është shtatlarti 20-vjeçar i sulmit kuqezi?

Unë jam lindur në Angli, pak larg Londrës, sëbashku me dy motrat e mija. Por familja ime, mami dhe babi kanë lindur në Koplik, ne jemi malësorë.

Si i lindur atje dhe I rritur suksesshëm në akademinë e  Chelsea a keni patur oferta për të luajtur me Anglinë?

Përpara një viti e ca që do të luaja për ekipin A të Shqipërisë më kërkoi përfaqësuesja e Anglisë U21, por unë zgjodha Shqipërinë, për veten, por edhe për babin edhe mamin.

Gjatë merkatos së verës i rikthyer nga Vitshe e kampionatit holandez ku ishte huazuar, Broja rikthehet tek Chelsea, ku trajneri Tuchel tregon ai, kërkoi me ngulm që të qëndronte.

Ai më tha mua të kam shumë qejf, je shumë lojtarë I mirë, je luftarak, punon fort dhe prandaj të kam qejf se mbi të gjitha je shumë I ri. Këtu mundesh të mësosh nga Lukaku dhe Ëerner që janë sulmues shumë të mirë. Por unë mora vendimin që të ikja, është gjë shumë e mirë që Southamptoni më kërkoi me ngulm, për mua është shumë mirë që të fitojë eksperiencë dhe minuta.

Ndërkohë që në prag të Hungarisë të gjithëve i kujtohet ai gol që shënove ndaj Hungarisë, vërtet na dha fitoren, pro ama mes shumë drithërimash.

Ka qenë gol shumë I vështirë, kur pash videon pas ndeshjes vura re edhe Uzunin, por në atë moment në lojë nuk e kisha parë. Kam qenë duke tribluar, i ika mbrojtësit dhe gjuajta në portë. Këto janë gjrëa që ndodhin shumë shpejtë, ajo gjuajte hyri gol dhe më ndihmoi Zoti aty.

Po për ndeshjen në Budapest?

Ata kanë lojtarë të mirë, kanë edhe kualitet, por edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë. Kur erdhën ata këtu në Shqipëri luajtëm mirë por a mungoi goli, ai gol që erdhi në fund me pak fat dhe me ndihmën e Zotit morëm 3 pikë. Por atje ka për të qenë e vështirë, nuk do të kenë as tifozët, por për ne është rëndësishme me fituar 3 pikët, vetëm kjo na duhet 3 pikët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img