Friday, April 26, 2024

Merkato-Murlani e ka seriozisht, përforcohet me dy brazilanë. Mbrojtësi Edson Trianoski dhe sulmuesi Gabriel Noronha vihen nën urdhrat e trajnerit Xhahysa

Lexo

Fillimi jo i mirë i kampionatit, me dy humbjet radhazi në derbin shkodran, fillimisht ndaj Adës së Velipojës dhe më pas ndaj Veleçikut, kanë detyruar drejtuesit e KF Murlani të futen merkato. Pas bashkëpunimit me menaxherë vendas dhe të huaj, është bërë e mundur që në gjirin e klubit të Murlanit të mbërrijnë dy futbollistë të huaj.

Burime zyrtare pranë KF Murlani bëjnë të ditur për Veriu Sport se futbollistët e ardhur janë, 23 vjeçari Edson Trianoski dhe  20 vjeçari Gabriel Noronha, që i përkasin repartit të mbrojtës i pari, dhe i dyti repartit të sulmit.

Pasi janë sistemuar në mjediset komode të “Gardenland Resort” të Barbullushit, futbollistët në fjalë janë vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Altin Xhahysa duke iu bashkuar grupit në proçesin stervitor.

Bazuar në informacionet e marra nga menaxherët përkatës që kanë realizuar kalimin e këtyre futbollistëve për llogari të KF Murlani, cilësitë e tyre janë pozitive. Megjithatë, ai që do të vlerësojë saktësisht formën e tyre sportive është trajneri Xhahysa, i cili do të deklarojë  nëse vlejnë apo jo për skudrën e tij.

Sipas Xhahysës, në këtë periudhë, Murlani ka nevojë për lojtarë të përgatitur dhe me formë aktuale për t’u hedhur menjëherë në fushën e lojës. Pozitive për teknikun murlanas është ndërprerja e kampionatit për arsye të ndeshjeve të kombëtares, gjë që i jep mundësi atij për një vlerësim sa më të saktë të formës së tyre sportive.

Burime pranë presidencës së vëllezërve Rraboshta bëjnë të ditur se janë në pritje edhe të përforcimeve të tjera në mënyrë që skuadra e financuar prej tyre të bëjë hapa përpara me fitore në javët e ardhshme, për të qënë sa më afër objektivit që është pozicioni i renditjes, i cili i kualifikon në një kategori më lart, atë të së parës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img