Wednesday, May 15, 2024

Ishte i grumbulluar me Kosovën, por Arbnor Muja i bashkohet kombëtares kuqezi të Shqipërisë

Lexo

Ishte i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e marsit ndaj Izraelit, por mungesa e aktivizimit asnjë minute ka zhgënjyer jo pak Arbnor Mujen. Kjo ka bërë që ai t’i përgjigjet pozitivisht kombëtares së Shqipërisë, e cila për hirë të së vertetes e kishte kontaktuar prej kohës për t’u veshur kuqezi.

Nga sa bëhet e ditur, 24-vjeçari që konsiderohet një talentet e momentit në radhët e Royal Antëerp, pas mirëkuptimit me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur menjëherë procedurat për tu pajisur me pasaportën shqiptare.

Gjithnjë nga burimet pranë FSHF-së, Muja pritet të grumbullohet nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Repulikës Çeke dhe ndaj Polonisë.

Arbnor Muja, iu bashkua Dritës në vitin 2021 nga Trepça ’89 pasi kishte rënë nga elita e futbollit kosovar me klubin mitrovicas, por menjëherë filloi shkëlqimin me fanellën bardhekaltër. Përformanca në ndeshjet evropiane me Dritën ndaj Deçiçit dhe Feyenoordit, e rritenm jashtë mase reputacionin e Mujes, i cili tashmë preferohet nga shumë skuadra europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img