Tuesday, December 10, 2024

Legjionarët e nisin sezonin e ri me gola, nga Cikalleshi te Bajrami e Muçolli lënë shenjën në start

Lexo

Sezoni i ri futbollistik 2023-2024 ka nisur tashmë në shumë prej kampionateve europiane, ku janë të impenjuar dhe shumë legjionarë kuqezi, të cilët kanë lënë menjëherë shenjën e tyre me gola, asiste apo edhe perfomanca shumë të mira.

Në Turqi, sulmuesi Sokol Cikalleshi është rikthyer me këmbën e mbarë te Konyaspor dhe duke shënuar menjëherë një gol me peshë. Në sfidën e javës së parë të kampionatit ndaj Istanbulspor, 33-vjeçari barazoi rezultatin katër minuta para fundit të kohës së rregullt me një gjuajtje të bukur brenda zonës, duke i dhënë një pikë të rëndësishme ekipit të tij. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për Cikalleshin me Konyaspor që pas përfundimit të huazimit në Arabinë Saudite me Al Khaleej.

Në Itali, mesfushori Nedim Bajrami është shfaqur gjithashtu në formë të mirë duke qenë nga më të mirët në fushën për Sassuolon, që arriti të mposhtë Cosenzan me rezultatin 5-2 pas kohësh shtesë në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.

Bajrami barazoi përkohësisht rezultatin me një gol të bukur pas një aksioni individual, teksa dribloi disa mbrojtës kundërshtarë dhe pasi doli i vetëm me portierin dhe realizoi me një gjuajte të bukur. Mesfushori kuqezi u zëvendësua në minutën e 66-të të takimit.

Ylber Ramadani bëri një debutim të shkëlqyer me Lecce-n në Kupën e Italisë, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Como-s, duke kaluar në turin tjetër. Mesfushori shqiptar ishte më i miri në fushën e lojës, duke marrë rezultatet maksimale nga analistët dhe nga media italiane.

Po në Kupën e Italisë, Cittadella mundi Empolin me rezultatin 2-1, ndërsa u aktivizuan tre futbollistët shqiptarë. Për Cittadella-n portieri Kastrati luajti si zakonisht 90 minuta, ashtu si edhe Adrian Ismajli për Empolin, ndërsa u aktivizua edhe Stiven Shpendi, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 67-të.

Rrigën e rrjetës e gjeti edhe mesfushori tjetër kuqezi, Arbnor Muçolli, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në kampionatin suedez me Goteborgun. Në minutën e 77-të të ndeshjes, shqiptari realizoi me një gjuajtje të fortë me të majtën duke barazuar shifrat. Muçolli ka qenë ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij në bazë edhe të vlerësimeve të marra.

Në Republikën Çeke, mesfushori kuqezi Qazim Laçi ishte gjithashtu protagonist absolut në fitoren e  Sparta Prague ndaj Jablonec, duke dhënë kontributin e tij në tre nga golat në suksesin 5-1 të skuadrës së tij jashtë fushe.

Laçi e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke dhënë 4 asist në katër javë me Sparta Prague që ka marrë 12 pikë të plota në 4 javët e para dhe synon titullin kampion.

Forma e mirë e kuqezinjve është një ogur i mirë në prag të ndeshjeve të Kombëtares në muajin shtator për kualifikueset e Euro 2024.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img