Thursday, October 24, 2024

Ishte i pranishëm në një takim, ndahet nga jeta në moshën 80-të vjeçare, ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu

Lexo

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu. Siç mësohet, ai ishte i pranishëm në një takim të organizuar nga Bashkia e Korçës, por aty ka shfaqur problem shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, ish- futbollisti nuk ia doli, duke humbur jetën. Topçiu ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite, nga 1960 deri në 1972.

Lajmi në fjalë konfirmohet nga Klubi i Futbollit Skënderbeu përmes njoftimit zyrtar publikua rnë faqen zyrtare të klubit korçar.

“Lamtumirë Veteran Topçiu! Veteran Topçiu një prej ikonave të KF Skënderbeu është ndarë nga jeta si pasojë e problemeve kardiake në moshën 80-vjeçare.

KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithe komunitetin e Futbollit Korçar. U prehsh në Paqe Veteran!, shkruhet në postimin në fjalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img