Sunday, June 16, 2024

Italia e Spallettit publikon listën në Euro 2024. Te rivalët e Shqipërisë, Calafiori grumbullohet për herë të parë, Rikthehen Ricci dhe Provedel

Lexo

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian të Gjermanisë. Italia është në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë në Euro 2024.

Duke u nisur nga këta 30 emra, trajneri italian do të hartojë listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të shkojnë në turneun kontinental, e cila do të komunikohet më 6 qershor.

Calafiori grumbullohet për herë të parë në kombëtaren italiane, ndërsa Bellanova, Fagioli dhe Folorunsho marrin ftesën për herën e dytë. Rikthehen Ricci dhe Provedel. Përveç të dëmtuarit Zaniolo dhe të skualifikuarit Tonali bie në sy mosgrumbullimi i Immobile, Gatti dhe Locatelli.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img