Friday, May 3, 2024

Ja, sa para do të marrin lojtarët në Kupën e Botës! Nga 42 mln dollar vendi i parë, 30 mln i dyti, deri tek 2 mln për skuadrën e kualifikuar në Botëror

Lexo

Ditët e fundit FIFA ka zbuluar disa detaje rreth pagesave që bën për lojtarët, të cilët i japin jetë kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, Kupës së Botës. Më poshtë do të njiheni me mënyrën si FIFA shpërblen lojtarët, të cilët marrin pjesë në këtë kompeticion me kombëtaret respektive.

Premiot – FIFA ka bërë me dije se secili prej futbollistëve paguhet me 10 mijë dollarë amerikanë në ditë gjatë kohës që qëndron në Kupën e Botës. Mësohet se ata që do të fitojnë këtë kompeticion kthehen në shtëpi me medaljen e artë dhe 370 mijë dollarë amerikanë. Kjo shifër mund t’iu duket e madhe por e “justifikon” fakti se pagesa nis në ditën kur delegacioni mbërrin në vendin organizator dhe jo kur përfaqësuesja debuton në kompeticion.

Çmimi i madh – Nga ana tjetër FIFA shpërblen edhe Federatën e vendit fitues duke i dhënë 42 milionë dollarë amerkanë. Në këtë rast mbetet vendimi i vetë Federatës nëse do të kalojë një pjesë të shumës për lojtarët.

Si ndahen premiot nga FIFA:

42 mln $ për vendin e parë

30 mln $ për vendin e dytë

27 mln $ për vendin e tretë

25 mln $ për vendin e katërt

17 mln $ për çerekfinalistet

13 mln $ për pjesëmarrjen në 1/8

9 mln $ për pjesëmarrjen në grupe

2 mln $ për kualifikim në Botëror

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img