Friday, May 17, 2024

Java e 15-të e Superiores mbyllet me barazimin në derbin e 172-të të Tiranës. Përfiton Egnatia që shkëputet më shumë në krye të renditjes

Lexo

Takimi i fundit dhe që ulin edhe siparin e javës së 15-të të Kategorisë Superiore ka qenë derbi i 172-të i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit, që është zhvilluar të dielën në mbrëmje në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

Sikundër ka ndodhur rëndom në këto përballje të fundit, edhe kjo sfidë është ndikuar nga veprimet e tifozëve të të dyja palëve në stadium, teksa ka nisur me 8 minuta vonesë, por edhe është karakterizuar edhe nga hedhjet e sendeve të forta në fushë, për fat të mirë pa pasoja për lojtarët dhe pa ndërprerje të gjata të lojës.

Dhe ky derbi ka qenë një sfidë me dy tablo, me Tiranën që ishte më lart dhe më e rrezikshme në pjesën e parë dhe me Partizanin që kundërpërgjigjet në atë të dytën. Pasi ka provuar, por pa rezultat në disa raste në gjysmëorën e parë, Tirana e ka gjetur më në fund golin në minutën e 29-të, kur Florent Hasani finalizon bukur një top të ardhur tek ai brenda zonës, duke realizuar kështu të 9-tin e tij sezonal dhe duke i kaluar bardheblutë në epërsi.

Përtej 7 minutave shtesë të dhëna për shkak të vonesave të shkaktuara nga tifozët, pjesa e parë e derbit do të mbyllet me epërsinë minimale të Tiranës, që ka mundësinë ta dyfishojë atë me dy raste brenda 5 minutave të para të së dytës, por Latifi është dy herë fajtor për shpërdorimin.

Në vijim është Partizani që do të marrë në dorë frenat e lojës dhe, teksa kishte vetëm 4 minuta që ishte futur në lojë, në të 79-ën, Keko nuk fal brenda zonës dhe dërgon në rrjetë një top të Muratajt nga majta, duke rikthyer barazinë në shifra.

Edhe në 11 minutat e mbetura dhe ato 6 shtesë do të shohin skuadrat të përpiqen dhe rastet nuk kanë munguar, por goli nuk ka ardhur dhe mbyllet kështu 1-1 kjo përballje midis Tiranës dhe Partizanit, me bardheblutë që mbeten në vendin e 3-të, me 22 pikë, 7 pikë prapa Partizanit, që është 4 pikë prapa Egnatias kryesuese, por ka luajtur një ndeshje më pak.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img