Vllaznia do te pres Bylisin per te zhvilluar mes tyre ndeshjen e javes se 27-te te Abissnet Superiore, takim qe do te luhet diten e shtune. Kjo perballje sipas programit do te luhej me 1 prill duke nisur qe nga ora 18:00, por tashme ky orar ka ndryshuar dhe skuadrat do te duhet te zbresin ne fushen e “Loro Boriçit” ne oren 15:00.
Nuk dihet akoma se cila eshte arsyeja e ketij ndryshimi. Gjithsesi shkodranet dhe ballshiotet do te synojn 3 piket per te dale nga kriza e rezultateve negative ne te cilen ndodhen.
Bylisi i drejtuar nga Naxhi Shensoi vjen pas rezultateve negative, por javen e fundit ndali kryesuesit e Tiranes, cka do te thote se morali i lojtareve eshte i larte.
Nga krahu tjeter, Vllaznia e rilindur me Vulaj dhe Latifi te rikthyer ne formen e tyre me te mire, do te luftoj deri ne fund per objektivin, ndersa tranjeri i ri Miloti qe zevendesoi Josen e larguar pas humbjes ne Lac, ka kontigjentin e duhur per te zgjedhur formacionin e duhur.
Fatos LAMAJ