Skënderbeu-Tirana do të hapë sot siparin e javës së katërt të Abisnet Superiore me sfidën që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” duke nisur nga ora 18:30.
Korçarët hyjnë në këtë përballje me objektivin për të gjetur fitoren e parë të sezonit, pas vetëm një pike të grumbulluar në tri javët e para.
Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj kërkon reagimin pikërisht përpara publikut të vet në një takim ku mbështetja nga shkallët e stadiumit pritet të jetë e konsiderueshme.
Nga ana tjetër Tirana vjen në Korçë me tre pikë në klasifikim dhe kërkon vazhdimësi me bardheblutë që synojnë të dalin me rezultat maksimal nga një transfertë tradicionalisht e vështirë.
Të dy trajnerët Julian Ahmataj dhe Dean Klafuriç e kan bërë të qartë objektivin për marjen e tre pikëshit.
Për këtë arsye pritet një duel i fortë me rivalitet dhe shumë rëndësi për të dyja skuadrat në këtë fazë të hershme të kampionatit.
Fatos LAMAJ


