Friday, March 29, 2024

Josa: “Shkoj në një qytet që më do, ja pse u largova nga Laçi”

Lexo

Mirel Josa u zyrtarizua dje si trajneri më i ri i Vllaznisë. Kuqeblutë larguan nga posti i trajnerit të parë Elvis Plorin, duke mos vonuar të zgjidhnin një tjetër trajner për pankinën.

Pas zyrtarizimit, Josa ka folur në Sport News me moderatoren Daljana Sejdia, duke treguar se te Vllaznia është për një projekt afatgjatë, ndërsa zbulon edhe largimin nga Laçi pak javë më parë.

“Zyrtarizohen kontratat në një kohë të shkurtër, nga mëngjesi në darkë. Për mua nuk është bast i madh. Thjesht drejtuesit kanë menduar këtë formë, qoftë me Mirelin apo një tjetër, të ndërpresin marrëdhëniet me Plorin. M’u bë propozimi, pashë një sinqeritet në komunikimin e të dy palëve, qoftë me presidentin Xhaferi, qoftë me një person tjetër që ishte aty dhe vendosëm. Këtu nuk bëhet fjalë për tre ndeshje, është projekt më afatgjatë. Të gjitha do të mësohen nesër.

Kusht Europa? Bashkëpunimi do të vazhdojë, por problemi është që ndonjë ndryshim që kanë menduar drejtuesit në këto moment, qoftë Mireli, qoftë një person tjetër, do t’i bënte mirë skuadrës si për dy ndeshjet e kampionatit, edhe për finalen e Kupës. Mua më ka qëlluar pak ters se deri në gjysmën e gjysmëfinales Laçi ka ecur me mua.

Pashë një komunikim shumë të mirë me presidentin dhe vendosëm të vazhdojmë bashkëpunimin. Puna jonë kështu është, aty ku mendojmë se jemi shumë të fortë, në atë moment dije që e ke humbur toruan. Do të mundohem që të mos e humb këtë radhë. Megjithatë jam i kënaqur pasi kam shkuar në një qytet i cili më do.

Europa? Kush është ai trajner që nuk do të fitojë? Unë dëgjova fjalë se pata fituar shumë te Skënderbeu dhe më ka ikur oreksi për të fituar. Por unë jam nga ata persona që të gjitha që kam bërë më parë, të gjitha sukseset, se nuk kemi pas vetëm ato por edhe disfata, unë i shumëzoj me zero dhe me intereson shumë e ardhmja.

Titulli kusht te Laçi? Nuk ishte titulli kusht. Thjesht, deri aty patëm durim të dy palët, qoftë presidenti, qoftë unë dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Problemi këtu është puna e mirënjohjes. Nuk është probleme te të gjitha skuadrat, në çfarëdo lloj pune që të bësh, këto të shumëzojnë me zero. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim, unë kam ndërruar shumë skuadra deri tani, kam shkuar edhe deri 3 herë në një skuadër, si ka qenë Tirana, Skënderbeu, qoftë edhe Vllaznia tani.

Do të thotë që e ke lënë një shenjë të mirë atje? Ne duhet të lëmë shenja të mira dhe nuk e përcaktojmë sa do të rrimë. Mbaron bashkëpunimi, mërzitet secila parë me njëra-tjetrën dhe shkon secili në punë të vet. Kushedi, të thërret një skuadër përsëri, problemi është të ketë mirënjohje për punën që bën. Është mirënjohja dhe mosmirënjohja. Disa e kanë virtyt mosmirënjohjen. E ka thënë një herë Muça këtë punën e mosmirënjohjes, duhet ta keni parasysh dhe unë e kam parasysh shumë mirë”, tha Josa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img