Sunday, May 5, 2024

Formacionet zyrtare: Arsenal-Chelsea me objektiva të ndryshme në derbin londinez

Lexo

Në Emirates Stadium në 21:00 zhvillohet derbi londinez ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat, i vlefshëm për xhiron e 34 në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë mbetur prapa në garën për titull dhe duhet të arkëtojnë pikë të plota në mënyrë që të rimarrin kreun, derisa aktualisht rivali Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe një pikë më shumë.

Blutë, po ashtu, kanë nevojë për pikë, duke qenë se akoma matematikisht mbesin të rrezikuar për të rënë nga elita e futbollit anglez. Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Mikel Arteta dhe Frank Lampard, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Jorginho; Saka, Odegaard, Trossard; Gabriel Jesus.

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Thiago Silva, Fofana, Chilwell; Enzo Fernandez, Kante, Kovacic; Madueke, Aubameyang, Sterling.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img