Friday, April 26, 2024

Shqiptarja Ilda Lelo u shpall kampione bote në kick boks

Lexo

Kick Boksi është një sport i ri dhe shumë pak i njohur në vendin tonë që ka filluar të praktikohet kryesisht në vitet e fundit. Një art marcial që ka shkrirë dy sporte të njohura siç është boksi dhe karateja.

Ilda Lelo është 24 vjeç dhe është e vetmja sportiste shqiptare në kick boks. Ajo dhe ka filluar të përjetojë hapat e parë të suksesit me rezultate shumë të larta. Ilda Lelo është shpallur Kampione e Botës në peshën deri në 62.5 kilogram. Ky titull është mbrojtur nga sportistja shqiptare të dielën në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë, ndërsa ka mposhtur në pesë raunde kundërshtaren nga Turqia, Tugba Gil Bozkia. Në Vlorë, atje ku nuk kanë munguar sportdashëshit e shumtë, janë zhvilluar ndeshje kick boksi në pesha të ndryshme, ndërsa kryetakimi i mbrëmjes ishte dueli mes Lelos e Bozkias. Emocionet kanë qenë të mëdha dhe nga ndeshjet e Edi Shehas dhe Gjyzeljano Jakupit, arritja e Ilda Lelos, kampione e Botës në kikboks.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img