Saturday, May 11, 2024

Juve, Sevilla e Leverkusen, kualifikohen në gjysmëfinalen e Europa League

Lexo

Bardhezinjtë barazuan 1-1 me Sporting, Djajtë e Kuq mposhten 3-0 në Sanchez Pizjuan. Bayer bën katër në Bruksel

Vazhdon rrugëtimi i Juventusit në Europa League. Pas fitores së ngushtë të ndeshjes së parë në shtëpi, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve skuadrës së Allegrit iu desh vetëm barazimi 1-1 me Sportingun për të eliminuar portugezët dhe për të prerë biletën për në gjysmëfinale, ku do të takohen Sevillan. Në stadiumin Alvalade në pjesën e parë, Rabiot zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9-të. Edëards(20′) vendosi gjithçka në ekuilibër nga penalltia. Në pjesën e dytë Vllahovic nuk arriti të dyfishonte disa here.

Eliminim sensacional për Manchester Unitedin, i mposhtur 3-0 nga Sevilla në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve. El Nesyri shënoi dy herë duke shfrytëzuar gabimet e Maguire dhe De Gea, në mes goli i Bade. Rakitic dhe shokët e tij do të gjejnë Juventusin në gjysmëfinale. Spektakël i Bayer Leverkusen në Bruksel. Formacioni i Xabi Alonso mposhti Union Saint-Gilloise 4-1 dhe hyn në aktin e parafundit në rrugën për në Budapest.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img