Wednesday, April 24, 2024

Superliga e moshave U-19 grupi A, barazime në derbin verior Vllaznia-Shënkolli dhe Shkodra-Shkëndija D

Lexo

Përballja më interesante e javës së dytë të Superligës së moshave në futbolll ka rezervuar duelin e derbit verior. Në Shkodër, për javën e dytë të Supërligës së moshave kanë qënë dy derbi verior Vllaznia-Shënkolli, ai U-17 dhe U-19. Që të dyja ndeshje shumë të dyluftuara, por, realisht ajo që ka tërhequr më shumë interesin e opinionit sportiv ka qënë ai në mes skuadrave U-19, ku në krye të dy skuadrave janë shkodranë, Luan Zmijani tek kuqeblutë dhe Haris Lika tek miqtë e Shënkollit. Në përfundim të këtyre ndeshjeve të luajtura në fushën sportive “Reshit Rusi”, bilanci ka folur në favor të miqve nga Shënkolli. Kështu, në përballjen e 17 vjeçarëve, Shënkolli ka fituar me rezultatin 0 me 1, ndërsa përballja për kategorinë U-19 është mbyllur në barazim 2 me 2. Pa lënë mënjanë ballafaqimin e 17 vjeçarëve, sfida e 19 vjeçarëve duhet thënë se është shoqëruar me faza shumë interesante. Dhe, për këtë meritë ka skuadra mike, e cila ka shënuar e para, pikërisht në minuten e 58-të kur Daija kalon në avantazh të  përkohshëm Shënkollin. U deshen rreth 20 minuta lojë që Vllaznia të arrinte barazpeshen e takimit me golin e shënuar nga Elbasani në minuten e 77-të. Shënkolli, arrin të gjejë golin tjetër të avantazhit përsëri me Dainë që regjistron dopiete në këtë ndeshje. Duket se Shënkolli do të largohet me fitore tre pikëshe nga Shkodra, por koha shtesë shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga Vllaznia, e cila në minuten e 94-të shënon me anë të Smajlit duke barazuar  rezultatin në 2 me 2, rezultat ky që mbyllë edhe të gjithë ndeshjen. Një ndeshje kjo mjaft interesante nga mënyra se u zhvilluan ngjarjet në fushën e lojës, ku meritë padyshim kanë edhe trajnerët Zmijani dhe Lika, që me atë çfar u pa në fushën e lojës, duket se këto dy ekipe pritet të jenë dy pretendentet kryesore për fitimin e trofeut të kësaj grupmoshe.

Vllaznia – Shënkolli U-19(Shënues: Elbasani 77’, G. Smajli 94’/Daija 58’, 88’(11-m)

Vllaznia: Kaçaj, Elbasani, Paloka(Spahija 74’), Pusi, Smajli, Nika(Bebeziqi 66’), Papaj, Pjeshka(Alivoda 76’), Përloshi, Filipi, Mulia(Delaj 58’). Trajner Luan Zmijani

Shënkolli: Dani, Pica, Metaliaj, Çuni, Kolndreu, Përgjoni, Macaj(Vuksani 51’), Ndoj, Daija, Marku(Gjoka 85’), Uku. Trajner Haris Lika

Gjyqtarë: B. Grepi, R. Gashi, M. Syziu(Durrës)

Shkodra-Shkëndija e Durrësit 2:2(Shënues: Suka 4’, Musaraj 51(p)/Goro 19’, Malo 42’)

Shkodra: Tafa, Muleci, Temja, Sykaj, Hoxha, Xhakaj, Lera, Suka, Preka(Shpuza 50’), Oborri, Musraj. Trajner Rudi Piraniqi

Shkëndija e Durrësit: Isaku, Aliko, Lleshi, Mala, Shano, Rroqja(Zaka 58’), Nasufi, Qypi, Loka(Hoxha 76’), Myzeqari, Goro(Kurti 78’). Trajner V. Mile

Gjyqtarë: A. Qaushi, E. Xhaferaj, R. Hasani(Tiranë)

Në takimet e tjera të grupit A U-19 u regjistruan këto rezultate: Partizani-Shkëndija e Tiranës 2-3, Dinamo-Tirana 2-3, Laçi-Internacional 1-0. Tabelen e klasifikimit e kryeson Tirana me 6 pikë të plota, e ndjekur nga Shënkolli, Shkëndija e Tiranës, Laçi, Shkodra, Vllaznia me nga 4 pikë,Shkëndija e Durrësit 1, Partizani, Internacional dhe Dinamo 0 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img