Tuesday, May 7, 2024

Ka ngjyrat e njëjta me atë të Vllaznisë. Genoa-s, klubi më të vjetër në Itali, festoi sot 129 vjetorin e krijimit

Lexo

Klubi më i vjetër në Itali festoi sot 129 vjetorin e krijimit. Genoa CFC ka lindur në vitin 1893, një histori e gjatë pasioni e shoqëron këtë klub, një pasion që vjen nga dashuria e tifozëve të tij. Pas rënies sezonin e kaluar, Genoa luan këtë vit në Serinë B, por pronarët e rinj (777 Partners) u kanë premtuar tifozëve të “Grifone” (pseudonimi i Genoas që rrjedh nga simboli i tij) një promovim të shpejtë në Serinë A.

Këtë mbrëmje klubi organizoi një festë të madhe për të përkujtuar këtë ditë shumë të rëndësishme. Në festë morën pjesë ekipi, drejtuesit, akademia dhe ekipi i femrave të klubit.

Genoa ka shumë ngjashmëri me Vllazninë, janë klubet më të vjetra në vendet e tyre dhe të dy klubet kanë ngjyrat kuqeblu.

Marco Rrapo-Itali

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img