Wednesday, May 15, 2024

Ka një javë që ka nisur zyrtarisht punën në stafin teknik të Vllaznisë, klubi kuqeblu prezanton sot Aurel Locaj për publikun!

Lexo

Fillimi i javës së kaluar ka shënuar nisjen zyrtare të punës me kohë të plotë të përgatitësit atletik, Aurel Locaj. Siç është bërë me dije edhe më herët, lezhjani Locaj, sezonin e kaluar ka shërbyer në stafun teknik të Erzenit në kategorinë Superiore, ndërkohë që ka qënë edhe pjesë e stafeve teknike të kombëtareve të moshave.

Pas largimit të bullgarit Mihail Tzokov, i cili kontribuoi për dy vite një stafin kuqeblu, drejtuesit e Vllaznisë zgjodhën Lacajn për rolin e përgatitësit atletik.

“Aurel Locaj është pjestari më i ri i stafit teknik të ekipit të parë kuqeblu. Ai do të kryejë rolin e përgatitësit atletik dhe KF Vllaznia i uron sa më shumë suksese në punën e tij.

Mirë se erdhe Aurel!”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img