Sunday, May 5, 2024

Kafu, vlerësime maksimale për Mesin dhe Maradonën

Lexo

“Jam një tifoz futbolli, jam një tifoz i lojtarëve të mëdhenj, jam një fans i Mesit. Mesi e meritonte Topin e Artë”, është shprehur Kafu, ish-mbrojtësi i Romës dhe i Milanit, në një intervistë dhënë për të përditshmen argjentinase Ole.

Në vijim të prononcimit të tij, Kafu shton:“Çdo vit që kalon ka më shumë eksperiencë, ka fituar shtatë topa të artë dhe për më shumë se sa 15 vjet ka qenë në vendin e parë dhe të dytë. Çfarë mund të thuhet për një lojtar si ai? Mesi është një futbollist që merr sytë e të gjithë botës duke luajtur futboll, duke përfshirë dhe ne brazilianët”, ka theksuar Kafu.

Duke folur për karrieren e tij sportive, Kafu bën të ditur se kundërshtari më i vështirë që ka markuar gjatë karrierës ka qenë Maradona, ndërsa gjithçka ka ndodhur në një miqësore mes San Paolos dhe Seviljes. “Dieguinjo ishte një fenomen. Kam shumë dashuri dhe respekt për të”, është shprehur ai.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img